Zgjedhjet që nuk sollën zgjidhje!


Pas konfirmimit të zgjedhjeve lokale pushteti autoritar i despotit Micko bëhet gjithnjë e më shumë bëhet despotik dhe sfidues për shqiptarët, ku levat e tij vrediste i premtuan shqiptarëve “ndryshimin e madh historik” nëse shqiptarët do t’i votonin ata dhe jo honxhobonxhot integriste të opozitës, por që nuk ia dolën.

Dhe ja ku jemi sot, me një ligj të propozuar nga VREDI për përfaqësim adekuat, si gjoja më i mirë se balancuesi, i cili nuk do të zbatohet mbi baza etnike por mbi bazë të meritokracisë dhe profesionalizmit.

Ky është dështimi i parë në vepër i vredistëve dhe zhgënjimi i parë i mendjelehtëve shqiptarë, se VREDI do ta na sillte një ligj për punësim të shqiptarëve në bazët të përqindjes etnike, por që kryekomiti ua preu “me sëpatë të madhe” këtë propozim ligj, se nuk ka përfaqësim etnik në administratën publike por meritokraci dhe profesionalizëm!

Kjo ishte goditja “vdekjepruese” jo vetëm ndaj vredistëve por edhe ndaj shqiptarëve.
Tani që despoti Micko i ka kapur të dy pushtetet, si atë qendror poashtu edhe atë lokal, e dredh zinxhirin e pushtetit si të dojë e kur të dojë në Pallatin e Bardhë, pasi numrat e kartonëve që posedon në Parlament, janë një shumicë absolute si një monarki absolute dhe jo të një Republike Parlamentare siç është Severnistani.

Një tjetër sfidë dhe kauzë e humbur e vredistëve është heqja dorë nga ndryshimet kushtetuese, si premtim i pambajtur para zgjedhjeve të përgjithëshme se me ta në qeverinë e koalicionit nofka e 20% do të ishte një kujtim i hidhur që do t’i takoj të shkuarës.

Tashmë VREDI, si një nuse e “zhvirgjëruar” e Pallatit të Bardhë e ka të vështirë ta braktis partnerin Micko, pasi nuk ka çfarë t’i tregojë partnerit tjetër pas humbjes së “virgjërisë”, pasi nuk e do askush një të përdalë nga bordelua qeveritare për partnere serioze, por do të vazhdoj te shërbej si shërbetore e oborrit qeveritar deri kur të bindet despoti i tyre se nuk i duhet më.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Koordinatori qeveritar për media Latif Arifi i lidhur me portal që merr para për reklama zgjedhore

Në kulmin e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, qytetarët u “bombarduan” intensivisht me konferenca për shtyp, promovime të kandidatëve për kryetarë...

Instalimi i botës serbe në vend të eurointegrimeve!

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se qeveria e premierit Micko, ka drejtuar timonin nga Beogradi dhe Moska, pasi Brukseli i kërkoi Severnistanit të kryente...

Taksisti nga Shkupi “rrjep” dy shtetas të Turqisë: për 2 km rrugë u merr mbi 5 mijë denarë dhe i dëbon nga vetura

MPB njofton se mbrëmë vonë, në ora 22:20, në SPB Shkup, A.J.E. (27) nga Republika e Turqisë ka denoncuar se rreth orës 19:15, para...

Skandal në Vrapçisht: Isen Shabani ka paguar rreth 100 mijë euro për pastrim bore që nuk është kryer

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, ka ngritur akuza të rënda për keqpërdorime financiare gjatë qeverisjes së ish-kryetarit të komunës, duke...

​Abdixhiku i vetëm humb 60 mijë vota

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhejtorit ra në 124 mijë vota, nga 171 mijë e 357, sa pati kapur më 9...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu