Zeqiri i replikon Taravarit: “Ziadin Sela ka një EGO – nuk tradhëton dhe nuk i serviloset VMRO-së”

Reagon krahu i Selës ndaj Taravarit: “Ziadin Sela ka burrëri dhe nuk shet komunat shqiptare VMRO-së”
Pas deklaratës ironike të Arben Taravarit në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ku tha se “me VLEN morëm 14 deputetë, po të vinte edhe Sela do të merrnim 15”, ka reaguar ashpër krahu i ish-kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Në një reagim të shpërndarë nga zëdhënësi i këtij grupimi, Sela përshkruhet si një politikan me parime të forta, ideal, kauzë dhe qëndrueshmëri, duke u distancuar hapur nga lëvizjet politike të Taravarit dhe bashkëpunimi i tij me VMRO-DPMNE-në.

“Ziadin Sela ka parime, ka ideal, ka kauzë, ka besë, ka qëndrim, ka kozistencë, ka burrëri, ka kurriz!”, thuhet në reagim.

Duke goditur drejtpërdrejt veprimet e Taravarit, deklarata vijon:
“Po, Ziadin Sela ka një EGO: nuk bën ‘akrobacione’, nuk përkulet, nuk shet, nuk tradhëton, nuk ngul thika pas shpine, nuk i serviloset VMRO-së, nuk tradhëton miqtë e as partnerët kur jep fjalë, nuk shet komunat shqiptare VMRO-së.”

Ky reagim shihet si një përplasje e hapur mes dy krahëve të ndarë të Aleancës për Shqiptarët, duke thelluar më tej hendekun mes tyre dhe duke e vendosur në pikëpyetje mundësinë e një bashkimi të afërt politik, ndonëse thirrjet publike për unitet po shtohen.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SAPO NDODHI – Tragjedi e madhe! Rrëzohet avioni me 200 persona në bord! VIDEO-FOTO e para nga vendngjarja

Një avion Boeing 787 Dreamliner i kompanisë ajrore Air India është rrëzuar pak pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel në Ahmedabad, Indi....

Qytetarët të zhytur deri në fyt në “kredi të shpejta”, shumica nuk mund t’i kthejnë

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut nuk mund të marrin kredi që kalojnë 70 për qind të të ardhurave të tyre. Kjo është arsyeja pse...

Çfarë ndodhi? Këngët e vjetra të Gjestit zhduken nga YouTube

Hitet e Gjestit si “Katile”, “Idiote”, “U halite” dhe “Pandemia” janë zhdukur krejtësisht nga YouTube. Fansat kanë nisur t’i bëjnë pyetje të njëpasnjëshme këngëtarit në...

Izraeli kundër Iranit, cili nga shtetet ka makinerinë luftarake më të fuqishme

Pas informacionit se Izraeli është gati të nisë një sulm të menjëhershëm ndaj Iranit, bota është afër një përshkallëzimi që mund të shkaktojë pasoja...

Garda Revolucionare e Iranit shprehet ‘e gatshme’ për çdo luftë

“Jemi të gatshëm të përballemi me çdo luftë në çdo nivel”. Kështu ka reaguar Garda Revolucionare e Iranit. “E paralajmërojmë armikun të mos bëjë gabime dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu