Zbulohet dokumenti zyrtar, ku Drejtori i Spitalit të Tetovës kërkoi disa herë punësimin e personelit mjekësor, por Taravari nuk reagoi

Një dokument zyrtar i datës 13 shkurt 2025, i firmosur nga Drejtori i Spitalit të Tetovës, Agim Berisha, dhe Bordi drejtues i këtij institucioni, i është drejtuar ish-ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari me një sërë kërkesash urgjente – përfshirë punësimin e personelit mjekësor.

Dokumenti, i cilësuar si “origjinal dhe i pakontestueshëm”, është publikuar sot për opinionin publik si dëshmi se kërkesat legjitime të spitalit janë neglizhuar në mënyrë të përsëritur nga ish-ministri i shëndetësisë.

“Ky është dokumenti origjinal që drejtori i Spitalit të Tetovës dhe bordi i kanë adresuar ministrit disa herë. Çdo herë është sabotuar!”, thuhet në reagimin shoqërues të dokumentit.

Sipas përfaqësuesve të spitalit, çdo përpjekje për të paraqitur justifikime populiste për mosveprimet është mashtruese, veçanërisht kur ato vijnë nga persona të afërt me Aleancën për Shqiptarët (ASH).

“Të quash ‘arsyetim’ këtë dokument është fyerje për mjekët dhe pacientët. Aktivisti i ASH-së që mundohet të justifikojë situatën, thjesht nuk arrin ta kuptojë realitetin në të cilin ndodhet spitali”, thuhet më tej në reagim.

Zbulimi i dokumentit vjen në një kohë kur në Tetovë po protestojnë infermierët për mungesë të pagave dhe kushteve të papërshtatshme të punës, duke e bërë këtë dosje edhe më të ndjeshme politikisht dhe moralisht për aktorët që kanë qenë pjesë e menaxhimit të shëndetësisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu