“Zbrazëti në skenë politike” – Qenan Aliu komenton tërheqjen e Krenar Llogës

Juristi dhe opinionisti Qenan Aliu ka komentuar largimin e Krenar Llogës nga skena politike, duke e cilësuar këtë zhvillim si një humbje të ndjeshme për politikën shqiptare. Në një shkrim publik, Aliu thekson se Lloga mund të jetë tërhequr nga pozicionet partiake, por jo nga jeta publike, duke shtuar se prania e tij ka pasur peshë dhe ndikim.

Aliu rrëfen se e ka njohur Llogën në kohën kur ky i fundit mori detyrën e ministrit të Drejtësisë, duke e vlerësuar si njeri me sens politik dhe korrektësi në zbatimin e përgjegjësive shtetërore. Sipas tij, skena politike shqiptare do të mbetet e cënuar jo vetëm për hapësirën që Lloga mbante, por për boshllëkun që lë pas.

Në përfundim, Aliu shprehet se pret që Lloga të vazhdojë të kontribuojë me opinionet e tij në mënyrë të pavarur.

Teksti i plotë:

(Me shkas)

Krenar LLOGA, qenkan larguar nga skena politike dhe angazhimet partiake lidhur me postet e tij. PO JO EDHE NGA JETA PUBLIKE. Largimi i tij nga skena është një humbje e një impulsi serioz politik në kampin shqiptar. Krenarin e njoh shumë pak. Kam dëgjuar për Krenarin sikur se për secilin nga ne që mund të thonë thashethexhinjtë, individ të mençur, duduk dhe trillues. Por unë po jap perceptimin tim.

KRENAR LLOGA e njoha kur ai mori detyrën e ministrit të Drejtësisë si kuadër i ASH-së. Pata rastin me kërkesë të tij që të njihemi. Nga aty fitova përshtypjen se LLOGA kishte sens politik dhe se ishte dalzotës i detyrës që kishte marrë. Ai bëri disa hapa konkret por koha ishte e shkurtër në zbatimin e funksionit që ai te bënte ma shumë.

Skena politike në kampin shqiptar dhe më gjerë pa Krenarin do mbetet e lënduar jo për hapësirën që kishte zënë por për zbrazëtirën e lënë.

Por siç kishte deklaruar, mbetet që Krenari SOLO të kumbojë me opinionet e tij. Faleminderit Krenar LLOGA!

(q.a)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

Muamer Seferi, u.d. drejtor i ri i në “Parqe dhe Gjelbërime”

Shkup, 2 janar – Muamer Seferi zyrtarisht mori detyrën e u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Ai vjen në këtë pozicion si...

Irani gati të shesë armë të avancuara për kriptomonedha

Irani ka njoftuar se është i gatshëm të shesë sisteme të avancuara armatimi në këmbim të kriptomonedhave. Oferta vjen nga Qendra e Eksportit e Ministrisë...

Gjermania pyet adoleshentët: “Jeni gati për luftë?”

Qeveria gjermane ka nisur një anketë kombëtare, e cila kërkon të përcaktojë gatishmërinë e të rinjve për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura, Bundeswehr. Çdo...

Policia ndalon personin që kërcënoi me jetë Halil Kastratin

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas kosovar, i cili dyshohet se publikisht kishte bërë thirrje për vrasjen e humanistit dhe klerikut Halil...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu