Zbardhet vrasja në Debresh! Arrestohen tre persona, konfiskohet arma dhe vetura

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është zbardhur vrasja në Debresh të Gostivarit, ku janë arrestuar tre persona dhe ndaj të cilëve pritet të ngritet edhe kallëzim penal. Janë konfiskuar edhe arma dhe vetura me të cilën është kryer vepra kriminale.

“Policët e SPB Tetovë gjatë pasdites (23.07.2024) kanë privuar nga liria tre persona dhe e kanë zbardhur vrasjen e cila ka ndodhur sot në Debresh të Gostivarit, rreth orës 17:15. Menjëherë, pas marrjes së denoncimit se është gjuajtur ndaj R.K.(35) nga Debreshi, është vendosur aksion operativ për gjetjen dhe privimin nga liria të kryerësve. Pas një kohe të shkurtër, nga liria janë privuar B.V.(28), J.V.(31) dhe L.B.(32), kurse është gjetur edhe pushka automatike me të cilën është shtënë dhe vetura “Volvo” me të cilën kryerësit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës deri te prokuroria kompetente”, thuhet në njoftimin e MPB-së./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

27-vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve...

Fjolla Morina zbulon tatuazhet e shumta që ka realizuar në trup

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, e cila është banore e sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një rrëfim të hapur...

Sibel Halimi për këngën e Llalloshit kushtuar Kurtit: Kur arti humb busullën dhe shndërrohet në propagandë

Sibel Halimi, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj këngëtares dhe kandidates për deputete nga radhët e...

Kurti para mërgimtarëve: Nga 4 milionë euro për FSK-në më parë, mbi 430 milionë në mandatin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar para mërgimtarëve se investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme gjatë...

Kurti: Ndihma e Kosovës për Gazën është nisur, 158 mijë vakte për civilët në nevojë

Sot u nisen zyrtarisht ndihmat e Kosoves per Gazen. Ne janarin e kaluar, kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se Kosova do te dergoje 500,000...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu