Sot komitët e VMRO-së, veç pushtetit qëndror nga dita e djeshme përmes strukturës së re organizative me xhandarë të rinj, si të zgjedhur nga “vullneti” i shumicës po kontrollojnë 95% të pushtetin lokal me sejmenët e tyre vredistë.
“Severnistani” është “država” despotike e drejtuar nga despoti i vogël Micko, ku pas rikonfirmimit të marrjes totale edhe të pushtetit lokal, po ec hapa të shpejtuar drejt Beogradit, për ta bërë realitet nismën serbo-ruse “bota serbe” njësh me pushtetin, si platformë e hegjemonisë pansllaviste të ngjizur në mendje dhe në zemrat e komitëve.
Tani që xhandarët komitë me sejmenët e tyre i kontrollojnë të dy pushtetet si atë qëndror dhe lokal, do të fillojë lufta e “gjuajtjes së shtrigave” nda ligjit për gjuhët e pakicave, pasi sipas tyre qënkësh antikushtetues që shkel parimet bazë të kushtetutës me kompetenca të zgjeruara për pakicat.
Ndaj, në vazhdim të kësaj lufte si “ndryshimi” vredist mbetet një letër e zverdhur apo një shaka pa kripë për “ndryshimin”, që nuk erdhi kurrë dhe për dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve që nga fillimi i qeverisë së koalicionit e deri më sot.
Xhandarët e rinj komitë të despotit Micko do ta ruajnë rendin kushtetues të “Severnistanit” nga nacionalistët shqiptarë jashtë partive politike, pasi partiçkat shqiptare e kanë pranuar vasalitetin e tyre ndaj kryekomitit të Shkupit, si lojale se nuk do kërkojnë heqjen e nofkës së turpit të 20% për gjuhën shqipe nga kushtetuta, por do vazhdojnë të qëndrojnë lojalë dhe bashkëpunues si më 2019, kur u bënë ndryshimet kushtetuese dhe po këto partiçka shqiptare në emër të integrimeve bënë kurban gjuhën shqipe, i tërhoqur amandamentet e tyre me vërejtjet e specaxhiut Zajko, duke e lënë si gur varri në kushtetutë 20% e turpit për gjuhën shqipe.
Cila është alternativa që sjell ndryshimin dhe barazinë e plotë?
Një subjekt politik shqiptar, i dalë nga radhët e bijve më të mirë të popullit dhe për popullin!
Një klasë e re politike me intelektualë të mënjanuar qëllimisht apo të paangazhuar, me të rinj e të reja të diplomuar, me meritë dhe dije, me aftësi profesionale dhe të gatshëm e të përkushtuar për ndryshimin e madh dhe jo si këta demagogët e deritanishëm, mund të ngjallin shpresën për barazi të plotë me fqinjët tanë.
Me këta burra dhe gra, djem e vajza, intelektualë që shpresohet se do t’i prijnë proceseve për një revolucion popullor të ndryshimit rrënjësor, hepen dyert e burgut shqiptar nga diktaturat e qeverive despotike mbi shqiptarët drejt lirisë së vërtet dhe barazisë si popull me dinjitet dhe me ballin lartë për të çarë përpara drejt BE-së.
Medai Shaholli

