Vuçiqin e shqetëson armatosja e Kosovës

“Na brengos në veçanti armatosja e Prishtinës, në kundërshtim me Rezolutën 1244. Kjo rezolutë de facto është pezulluar, nëse jo de jure, de facto është suspenduar prej fuqive të mëdha perëndimore dhe lojtarëve rajonalë si Turqia, që e armatosin me shpejtësi Prishtinën, ndërsa kërcënojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Serbisë përmes aleancës së sapokrijuar të Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit”, ka thënë Vuçiqi të dielën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri Kombëtare të dielën, një ditë pas arrestimit të kryetarit të Venezuelës, Nicoals Maduro, nga SHBA-ja.

Me këtë veprim, sipas tij, është kryer një “krim i paparë në skenën politike ndërkombëtare”, ndërkohë që në mbledhje ka folur edhe për Kosovën, përkatësisht rrezikun, sipas tij, që i paraqitet Serbisë përmes forcimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai është ankuar se Rezoluta 1244 e OKB-së për Kosovën nuk po respektohet. E po ashtu ka shprehur kritika për bashkëpunimin e Kosovës me shtetet e rajonit në aspektin ushtarak.

“Na brengos në veçanti armatosja e Prishtinës, në kundërshtim me Kombet e Bashkuara, në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara, në kundërshtim me Rezolutën 1244. E kjo rezolutë është de facto e pezulluar, nëse jo de jure, de facto është suspenduar prej fuqive të mëdha perëndimore dhe lojtarëve rajonalë si Turqia, e armatosin me shpejtësi Prishtinën, ndërsa kërcënojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Serbisë përmes aleancës apo bashkimit të sapokrijuar të Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit”, ka thënë Vuçiqi, sipas mediave serbe.

Për aleancën Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Vuçiqi është shprehur se Serbia po e ndjek me vëmendje këtë proces dhe po përgatitet për mbrojtje.

Vuçiqi ka thënë se Serbia do të jetë një faktor i mjaftueshëm parandalues dhe se synimi kryesor, sipas tij, mbetet ruajtja e paqes dhe stabilitetit. Ai ka bërë të ditur se në mbledhjen e Këshillit është diskutuar për forcimin e njësive speciale, rritjen e armatimit, investimet shtesë në industrinë ushtarake dhe rritjen e rezervave strategjike, përfshirë ushqimin, ujin dhe municionet.

Forca e Sigurisë e Kosovës është futur në fazën e fundit të tranzicionit 10-vjeçar për t’u shndërruar në ushtri. Investimet në ushtri janë rritur nga viti në vit.

Ai ka folur edhe për atë që po ndodh në Venezuelë, një shtet mik i Serbisë.

“Pozita jonë do të bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe komplekse. Rendi i vjetër botëror po shembet dhe se rregullat ndërkombëtare nuk po funksionojnë më. E drejta ndërkombëtare publike dhe sistemi i Kombeve të Bashkuara ekzistojnë vetëm në letër. Por ne, si një shtet i vogël, do të vazhdojmë t’i mbrojmë këto parime, por duhet ta kuptojmë edhe realitetin. Pas aksionit në Venezuelë, është e qartë se e drejta ndërkombëtare, rendi botëror dhe Karta e OKB-së nuk funksionojnë më”, ka thënë Vuçiqi.

Aksionin e SHBA-së në Venezuelë ai e ka quajtur “mbizotërim i ligjit të forcës”.

“Kush është më i fortë, ai shtyp. Ky është i vetmi parim i politikës bashkëkohore”, ka thënë ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si u shit Struga nga skuthi Merko dhe vredistët?

Në ditën e fundit të vitit që lamë pas, mori fund loja politike mes komitëve të VMRO-së së Strugës, degës së VREDI-t dhe Listës...

Kosova🇽🇰 pranon sistemet raketore anti-tank – Turk🇹🇷 OMTAS, Maqedonci ndan detaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS. Ky sistem u kontraktua me...

Publiku vendos: Edi eliminohet nga shtëpia e BBVK4

Banori Edi Kuçi, nuk është më pjesë e Big Brother VIP Kosova 4. Kështu vendosën shikuesit të cilët votuan që me 65 përqind të votave...

Si u kap Maduro: Nga bastisja në dhomën e gjumit te nxjerrja me helikopter, operacioni që zgjati 46 sekonda

Operacioni sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i quajtur “Maduro Out”, ka nisur që në verën e kaluar, kur Donald Trump...

Demiri: Do t’ia gjejmë punës njeriun, e jo njeriut punën

Vrapçisht, 5 janar – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, vazhdon me shpalosjen e programit të tij parazgjedhor, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu