Vuçiq mbledh Këshillit për Siguri Kombëtare, raportohet se u diskutua për Kosovën dhe BeH-në

Vuçiq mbledh Këshillit për Siguri Kombëtare, raportohet se u diskutua për Kosovën dhe BeH-në

Sot në ndërtesën e Presidencës së Serbisë është mbajtur mbledhja e Këshillit për Siguri Kombëtare, e cila ka zgjatur pothuajse dy orë dhe është drejtuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Temë kryesore e kësaj mbledhje raportohet se ishte çështja e Kosovës dhe ajo e Bosnje e Hercegovinës.

Pas përfundimit të mbledhjes, para mediave doli shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, i cili theksoi se takimi ka zgjatur më shumë për shkak të numrit të madh të temave që janë diskutuar.

“Mbledhja zgjati pak më shumë se zakonisht. Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, për gjendjen në Kosovë, si dhe për disa çështje që lidhen me udhëzimet dhe konkluzionet për hapat e ardhshëm,” tha Mojsiloviq.

Sipas tij, gjatë takimit, presidenti Vuçiq ka prezantuar një dokument të hartuar nga Franca dhe Gjermania, të cilin e ka cilësuar si “non-paper”. Ky dokument, sipas autoriteteve serbe, ka implikime direkte për Republikën Srpska dhe për Bosnje e Hercegovinën, dhe, siç u tha, e vështirëson pozicionin e Serbisë në rajon.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

Ferid Veseli, ndër të parët në Maqedoninë e Veriut me licencë UEFA si trajner kondicional

Pas përfundimit me sukses të një programi gjashtëmujor trajnimi në Shqipëri, Ferid Veseli nga Shkupi ka marrë zyrtarisht licencën e UEFA-s si trajner kondicional....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu