Vuçiç kundër SHBA: Shkelët ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Iranin, ambasadori iranian e falenderon

I ngarkuari me punë në Ambasadën iraniane në Serbi, Mohammad Mahdi Abadi, e ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për qëndrimin e tij se Shtetet e Bashkuara e kanë shkelur ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Iranin, raporton agjencia e lajmeve Beta.

Vuçiç ka thënë një ditë më parë se Serbia dëshiron marrëdhënie të ngushta dhe partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara, por që nuk ka “asnjë dyshim” se SHBA-ja e ka shkelur ligjin ndërkombëtar me sulmin në Iran.

Duke folur për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, Vuçiç ka thënë se Serbia dëshiron paqe në Lindje të Mesme dhe Lindje të Afërt.

“Ne i konsiderojmë Izraelin dhe Iranin shtete mike”, ka shtuar ai.

Vuçiç ka thënë, gjithashtu, se është në kontakt me presidentët e të dyja këtyre shteteve.

Më 24 qershor, në një bashkëbisedim me gazetarët në Ambasadën iraniane në Beograd, Mahdi Abadi i ka falënderuar të gjitha shtetet që e kanë dënuar sulmin amerikan në qendrat bërthamore iraniane, përfshirë Serbinë, Kinën dhe Rusinë.

Ai ka thënë se ende nuk ka konfirmim zyrtar për një takim mes presidentit të Serbisë dhe atij të Iranit, dhe kur është pyetur për të komentuar njoftimin e Serbisë për pezullim të eksporteve të armëve, ai ka thënë se nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve tjera.

Më 23 qershor, Vuçiç ka thënë se Serbia e ka ndalur eksportin e armëve.

Ditën pasuese ai ka thënë se vetëm Këshilli i Sigurisë Kombëtare mund të vendosë për eksportin e municioneve në periudhën e ardhshme.

Rreth 10 ditë më herët, para sulmit të Izraelit ndaj Iranit, Vuçiç ka thënë se Serbia është vendi i vetëm në Evropë që ka bërë biznes me Izraelin në fushën e municioneve ushtarake.

Izraeli e ka sulmuar Iranin më 13 qershor, duke goditur disa qendra ushtarake dhe bërthamore, si dhe qendra banimi në Teheran.

Në sulme janë vrarë disa komandantë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike, shkencëtarë bërthamorë dhe civilë.

Irani është hakmarrë duke nisur dronë dhe raketa balistike në qendra ushtarake dhe baza ajrore në Izrael.

Në konflikt janë përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara më 22 qershor, duke sulmuar qendrat bërthamore të Iranit.

Si kundërpërgjigje, Irani ka nisur të nesërmen raketa drejt bazës ajrore amerikane në Katar, por raketat janë rrëzuar dhe nuk është plagosur askush.

Më 24 qershor, dy shtetet janë pajtuar për një armëpushim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulm i rëndë në redaksinë e INFOMAX – thyen dyert, sulmon gazetarët dhe kërcënon: Kush jeni ju që të shani Kryeministrin Mickoski?

Në orët e vona të natës, gjatë transmetimit live të emisionit “Teski Muhabeti” në mediumin INFOMAX, ka ndodhur një incident i rëndë. Një person...

Bia – Dolces: A je për trileqe? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia i është drejtuar Dolces me një pyetje. “A je për trileqe?”- ka qenë pyetje e Bias, e cila...

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në...

Mickoski vendos të krijojë ‘Shtabin e Krizës’ për protestën e 13 dhjetorit: OVL UÇK po krijon tensione të panevojshme

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar krijimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit, gjë që sipas OVL-UÇK-së po krijon tensione të panevojshme. Në...

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale më 13 dhjetor

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, kanë dalur në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale. Në njoftim thuhet se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu