Vuçiç kundër SHBA: Shkelët ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Iranin, ambasadori iranian e falenderon

I ngarkuari me punë në Ambasadën iraniane në Serbi, Mohammad Mahdi Abadi, e ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për qëndrimin e tij se Shtetet e Bashkuara e kanë shkelur ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Iranin, raporton agjencia e lajmeve Beta.

Vuçiç ka thënë një ditë më parë se Serbia dëshiron marrëdhënie të ngushta dhe partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara, por që nuk ka “asnjë dyshim” se SHBA-ja e ka shkelur ligjin ndërkombëtar me sulmin në Iran.

Duke folur për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, Vuçiç ka thënë se Serbia dëshiron paqe në Lindje të Mesme dhe Lindje të Afërt.

“Ne i konsiderojmë Izraelin dhe Iranin shtete mike”, ka shtuar ai.

Vuçiç ka thënë, gjithashtu, se është në kontakt me presidentët e të dyja këtyre shteteve.

Më 24 qershor, në një bashkëbisedim me gazetarët në Ambasadën iraniane në Beograd, Mahdi Abadi i ka falënderuar të gjitha shtetet që e kanë dënuar sulmin amerikan në qendrat bërthamore iraniane, përfshirë Serbinë, Kinën dhe Rusinë.

Ai ka thënë se ende nuk ka konfirmim zyrtar për një takim mes presidentit të Serbisë dhe atij të Iranit, dhe kur është pyetur për të komentuar njoftimin e Serbisë për pezullim të eksporteve të armëve, ai ka thënë se nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve tjera.

Më 23 qershor, Vuçiç ka thënë se Serbia e ka ndalur eksportin e armëve.

Ditën pasuese ai ka thënë se vetëm Këshilli i Sigurisë Kombëtare mund të vendosë për eksportin e municioneve në periudhën e ardhshme.

Rreth 10 ditë më herët, para sulmit të Izraelit ndaj Iranit, Vuçiç ka thënë se Serbia është vendi i vetëm në Evropë që ka bërë biznes me Izraelin në fushën e municioneve ushtarake.

Izraeli e ka sulmuar Iranin më 13 qershor, duke goditur disa qendra ushtarake dhe bërthamore, si dhe qendra banimi në Teheran.

Në sulme janë vrarë disa komandantë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike, shkencëtarë bërthamorë dhe civilë.

Irani është hakmarrë duke nisur dronë dhe raketa balistike në qendra ushtarake dhe baza ajrore në Izrael.

Në konflikt janë përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara më 22 qershor, duke sulmuar qendrat bërthamore të Iranit.

Si kundërpërgjigje, Irani ka nisur të nesërmen raketa drejt bazës ajrore amerikane në Katar, por raketat janë rrëzuar dhe nuk është plagosur askush.

Më 24 qershor, dy shtetet janë pajtuar për një armëpushim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti i përgjigjet Selës: Ju me gjykatësit maqedonas e shfuqizuat balancuesin, ne sollëm Ligjin për përfaqësim të drejtë

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj kritikave të kreut të ASH-së, Ziadin Sela, i cili e akuzoi qeverinë se me Ligjin për...

NATO merr vendim historik: Secili vend anëtar do të shpenzojë 5% të PBB-së për mbrojtje, deri në vitin 2035

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s janë zotuar të shpenzojnë çdo vit 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtje dhe siguri, deri...

Eurodeputetët grekë kërkojnë që “Republika e Maqedonisë së Veriut” të zëvendësohet me “Shkup” në dokumentet zyrtare të BE-së!

Një veprim befasues, por pak i vërejtur nga publiku rajonal, ka ndodhur në Parlamentin Evropian: eurodeputetët grekë Emanuil Fragkos dhe Galatia Alexandraki, që në...

Zelensky do të takohet me Trump në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë

Më 25 qershor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është planifikuar të zhvillojë takime me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si dhe me udhëheqës të tjerë...

“Përvëlohet” Amerika e Veriut, valë ekstreme të nxehti! Dhjetëra të shtruar në spital, shpallet gjendje emergjente

Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë pjesën lindore të Amerikës së Veriut, duke shkaktuar dhjetëra raste të shtrimeve në spital dhe duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu