Vriten dy punonjës të Ambasadës së Izraelit në Washington

Ky filmim tregon momentet kur i vihen prangat një të riu, që dyshohet si autor i vrasjes së një çifti diplomatësh izraelitë në muzeun hebre në Washington.

“Liri Palestinës” është thirrja e tij në momentin e arrestimit nga policia amerikane. Autori u identifikua si 30-vjeçari Elias Rodriguez nga Chicago, i cili mendohet se e kreu aktin në mbështetje të kauzës palestineze përballë sulmit izraelit.

Viktimat janë Yaron Lischinsky, pjesë e departamentit të studimeve për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore në Ambasadën izraelite në Shtetet e Bashkuara dhe partnerja e tij Sarah Milgram. Në muzeun ku humbën jetën, merrnin pjesë në një aktivitet diplomimesh, ndërsa kishin në plan të shpallnin fejesën për pak ditë.

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh i trishtuar për këtë krim të tmerrshëm siç e quajti ai, me bazë antisemitizmin, urrejtjen e racizmin.

Përmes një deklarate për shtyp, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu veç trishtimit, kërkoi shtimin e masave të sigurisë për stafet diplomatike izraelite nëpër botë.

I pikëlluar edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johan Wadephul, pasi diplomati izraelit kishte shtetësi të dytë gjermane.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu