Votojnë 70 milionë amerikanë, ndërsa Harris dhe Trump po bëjnë fushatë në të njëjtin shtet

Kur na ndajnë pak ditë nga 5 nëntori, data e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë më shumë se 70 milionë amerikanët që kanë votuar tashmë, duke zgjedhur votimin e hershëm apo atë me postë.

Sipas të dhënave të Laboratorit Zgjedhor, janë demokratët ata që kanë përdorur më shumë votimin e parakohshëm në 25 shtetet që e ofrojnë atë. Në të paktën dy shtete, Karolina e Veriut dhe Xhorxhia, një numër rekord njerëzish kanë zgjedhur këtë mënyrë votimi.

E shtuna shënon ditën e fundit të votimit të hershëm në Karolinën e Veriut, ku deri tani janë hedhur mbi 3.8 milionë vota. Zgjedhjet po mbahen ndërsa pjesa perëndimore e shtetit vazhdon ende përpjekjet për t’u rimëkëmbur pas përmbytjeve vdekjeprurëse të shkaktuara nga uragani Helene.

Me qëllim që të sigurojnë sa më shumë mbështetës, si nënpresidentja Kamala Hrris ashtu edhe rivali i saj republikani Donald Trump do të jenë sërish në Karolinën e Veriut për fushatë.

Ndërsa amerikanët i ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet presidenciale, Harris dhe Trump po zhvillojnë prej 4 ditësh takime në një nga shtetet me rëndësi kritike për përcaktimin e fatit të zgjedhjeve.

Sondazhet thonë se janë të paktën 7 shtete ku si demokratja Harris ashtu edhe republikani Trump kanë të njëjtën mbështetje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vetëm brenda katër vjetëve, rreth 7 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm për brenda katër vjetëve 6 mijë e 717 çifte i kanë dhënë fund martesë së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia...

Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë një fjalim edhe në Capitol Hill

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Washington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të...

Kujt s'(po) i ngutet krijimi i institucioneve?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ndërkohë që në disa komuna prokuroria ka nisur hetime lidhur me...

Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

Shtohet numri i rasteve të fëmijëve dhe të miturve që kërkojnë ndihmë për shkak të komplikimeve shëndetësore nga konsumimi i pijeve energjike, njoftojnë nga...

Trendafilov: LSM nuk ka ngjyrosje politike, qeveria të pranojë rritjen e pagave

Lidhja e Sindikatave hodhën poshtë akuzat e qeverisë se protesta për paga më të larta ka motiv politik. Statuti i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu