Oligarku Mendi Qyra blen 💰 gazetarët, portalet, funksionarët – por a mund të blejë 💰 edhe votën e struganëve!?

Vetëm pak ditë para finales së zgjedhjeve lokale, kandidati i VMRO’së, oligarku Mendi Qyra, po e luan kartën e fundit: paranë. Me portofolin hapur dhe me bindjen se gjithçka ka një çmim, ai po përpiqet të blejë çdo gjë që mund të blihet, nga portalet e deri te funksionarët që e ndihmojnë në prapaskenë.

Kjo është mendësia klasike e oligarkëve që mendojnë se pushteti fitohet me para, jo me ide, jo me besim. Dhe si çdo oligark që i frikësohet votës së lirë, Qyra ka nisur një fushatë të maskuar propagande përmes disa pseudo’gazetarëve që e kanë kthyer etikën profesionale në mall për shitje.

Nëpër portale dhe rrjete sociale janë shfaqur shkrime dhe video që përpiqen të shtrembërojnë realitetin, me pyetje të manipuluara dhe “anketa” të përgatitura për të krijuar një imazh të rremë të mbështetjes popullore. Një farsë e njohur për publikun që tashmë di ta dallojë propagandën nga gazetaria.

Por blerja e zërave të mediave nuk është i vetmi “investim” elektoral i oligarkut. Në terren, paraja po përdoret edhe në formën e asfaltimeve të minutës së fundit, si përpjekje për të fituar votën me ndonjë rrugë të sapohedhur. Kjo është një tjetër mënyrë e vjetër, që tregon përbuzjen ndaj qytetarëve dhe mungesën e respektit për procesin demokratik.

Megjithatë, Struga ka treguar më parë se nuk shitet. Struganët e dinë mirë se jo çdo gjë matet me para dhe se dinjiteti nuk ka çmim. Këtë herë, sado të trashë jetë portofoli i oligarkut, vota e lirë do të mbetet jashtë tregut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu