Vojislav Sheshel ka deklaruar se Aleksandar Vuçiq ka shërbyer si vullnetar në njësi paramilitare nën komandën e Slavko Aleksiqit

Sipas një dëshmie të vitit 2012 para Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), Vojislav Sheshel ka deklaruar se Aleksandar Vuçiq ka shërbyer si vullnetar në njësi paramilitare nën komandën e Slavko Aleksiqit gjatë rrethimit të Sarajevës, në zonën e Varrezave Hebraike, ku raportohet se kanë ndodhur incidente të njohura si “safari snajperësh”. Kjo deklaratë është rikthyer së fundi nga avokati serb Çedomir Stojkoviq përmes mediave sociale, por deri tani nuk ka prova ligjore që e lidhin drejtpërdrejt Vuçiqin me vrasjet e civilëve.

Aleksandar Vuçiq ka lindur më 5 mars 1970 në Beograd. Ai iu bashkua Partisë Radikale Serbe në vitin 1993 dhe më vonë shërbeu si deputet dhe sekretar i përgjithshëm i saj. Në vitin 1998 u emërua Ministër i Informatave gjatë regjimit të Slobodan Millosheviqit. Në vitin 2008, Vuçiq dhe Tomislav Nikoliq themeluan Partinë Progresive të Serbisë, ku ai u bë zv.kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes në vitin 2012.

Nga 2014 deri 2016 ishte kryeministër i Serbisë, dhe më pas u rizgjodh për një mandat të dytë. Në vitin 2017 u zgjodh President i Serbisë, post që e mban aktualisht, duke forcuar pushtetin dhe duke kontrolluar institucionet shtetërore dhe mediat.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

Muamer Seferi, u.d. drejtor i ri i në “Parqe dhe Gjelbërime”

Shkup, 2 janar – Muamer Seferi zyrtarisht mori detyrën e u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Ai vjen në këtë pozicion si...

Irani gati të shesë armë të avancuara për kriptomonedha

Irani ka njoftuar se është i gatshëm të shesë sisteme të avancuara armatimi në këmbim të kriptomonedhave. Oferta vjen nga Qendra e Eksportit e Ministrisë...

Gjermania pyet adoleshentët: “Jeni gati për luftë?”

Qeveria gjermane ka nisur një anketë kombëtare, e cila kërkon të përcaktojë gatishmërinë e të rinjve për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura, Bundeswehr. Çdo...

Policia ndalon personin që kërcënoi me jetë Halil Kastratin

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas kosovar, i cili dyshohet se publikisht kishte bërë thirrje për vrasjen e humanistit dhe klerikut Halil...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu