VMRO gati për Strugën – funksionarët ndezin motorët për Mendi Qyren

Në Strugë ka nisur të ndjehet atmosfera parazgjedhore, dhe këtë herë jo nga partitë shqiptare, por nga vetë VMRO-DPMNE. Funksionarë të lartë të kësaj partie – përfshirë deputetë dhe zëvendësministra – kanë “ndezur motorët” në përkrahje të Mendi Qyrës, i cili është paraqitur si kandidat i pavarur për komunën e Strugës.

Ky angazhim i pazakontë dhe i drejtpërdrejtë i VMRO-së në mbështetje të një kandidati që etiketohet si i “pavarur”, ka ngritur shumë pikëpyetje dhe dyshime në opinionin publik: Sa realisht i pavarur është Mendi Qyra? A është kjo një përpjekje e kamufluar e VMRO-së për të marrë kontrollin në Strugë përmes një figure shqiptare?

Përkrahja e hapur nga struktura të larta të VMRO-së për një kandidat shqiptar ka zgjuar dyshime edhe te elektorati shqiptar, i cili e sheh këtë si një përzierje të drejtpërdrejtë në garën politike lokale – dhe ndoshta si një përpjekje për të ndikuar rezultatin në favor të skenarëve të parapërgatitur.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet fushata dhe çfarë dinamike do të marrin zgjedhjet lokale të tetorit në Strugë. Një gjë është e qartë: angazhimi i VMRO-së për Mendi Qyrën nuk po kalon pa u vënë re.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu