VLENI’i është dega më antishqiptare e VMRO-DPMNE’së?!

Nga Kim Mehmeti

VLEN’i e paska akuzuar kryetarin e BDI’së se është përgjegjës për futjen e bankave serbe në Maqedoninë e Veriut, apo thënë ndryshe për bashkëpunim me Serbinë.

Autori i këtij teksti ia ka numëruar kryetarit të BDI’së të gjitha mëkatet e bëra gjatë pjesëmarrjes nëpër qeveritë maqedonase. Madje ai nuk e përjashton mundësinë të ketë mëkatuar edhe më shumë se aq.

Por megjithatë, para se të akuzojnë cilindo si bashkëpunëtor të Serbisë, këta ‘sektashët’ e VLEN’it do duhej t’i përgjigjeshin pyetjes si ia dalin t’i zbulojnë dhe t’i luftojnë bashkëpunëtorët sekret shqiptarë të Serbisë, e ndërkohë të mos i shohin ata me të cilët bashkë qeverisin, siç është Zëvendës Kryeministri serb, i cili as që e fsheh antishqiptarinë dhe bashkëpunimin me Vuçiqin?!

Apo mbase atyre u lejohet të kontribuojnë për ‘Botën Serbe’ dhe t’u shërbejnë bashkëpunëtorëve të Beogradit, por jo edhe shqiptarëve tjerë?

Për ata që kuptojnë kjo sjellje perverse e VLEN’istëve shpjegon diçka më të thellë se sa armiqësinë e tyre ndaj BDI. Pra shpërfaq të vërtetën se jo vetëm pjesëmarrësve të sotëm në qeveri, por të gjithëve të deritanishmëve, sunduesi maqedonas jo vetëm që ua ka lejuar, por edhe i ka nxitur të merren me ‘tradhtarët‘ shqiptarë, mirëpo pa guxuar të merren me shovenët antishqiptarë maqedonas.

Pra politikanët tanë janë nxitur e janë stimuluar të jeni sa më të egër në betejën ‘shqiptari kundër shqiptarëve’, por të mbeten të pa gojë dhe të strukur në luftën kundër antishqiptarisë maqedonase!

Më në fund edhe për atë paguhen vasalët: që të jenë sa më të egër e më të pamëshirshëm ndaj popullit që përfaqësojnë, por sa më të kujdesshëm dhe sa më mbrojtës ndaj sunduesit.

Ndërkohë keni kujdes ndaj deklaratave të kryetarëve të paparti si ajo e atij të ‘Alternativës’ se zgjedhjet në Çair do jenë si lufta e Bedrit – domethënë, të përgjakura si ajo e besimtarëve kundër jobesimtarëve – sepse nuk janë klithma të momentit të ndonjë të frustruari, por nxitje e paramenduar që jo vetëm etnikisht, por shqiptarët e këtushëm të konfrontohen edhe fetarisht në besimtarë dhe ‘qafirë’.

Sidoqoftë mbetet e vërteta se VLEN’i të lë përshtypje se shkon drejtë çmendurisë së paparë gjer më tani: që të bëhet dega më antishqiptare e VMRO-DPMNE’së!

Dhe këtë çmenduri mund ta ndalojë vetëm ai pa të cilin ata nuk do mund të bëheshin as drejtorë kooperativash bujqësore e jo më deputet e ministra – Kryeministri në detyrë i Kosovës.

Nëse nuk e ndalë këtë perveristet të cilin e ndihmoi, atëherë ai do mbahet mend si njeri të cilin shqiptarët e Maqedonisë e donin dhe i besonin, por ai këtë e keqpërdori: erdhi, i përçau dhe u tërhoq! (Kim Mehmeti)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiq: Nuk arritët vitin e kaluar të më rrëzonit nga pushteti, unë nuk jam Sllobodan Millosheviç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një video postim në Instagram dërgoi një mesazh duke theksuar se, siç thotë ai, “Liria është gjëja më...

Këshilli i Prokurorëve Publikë do të hap procedurë pas deklaratave “mediokre” të Mickoskit ndaj Ristoskës

Këshilli i Prokurorëve Publikë hap një procedurë pas raportimit të prokurores Lençe Ristoska për kryeministrin Hristijan Mickoski, pasi ai e quajti publikisht atë “mediokre”...

QMK: Tetova përballet me rrëshqitje dheu, në Kërçovë janë evakuuar 120 persona

Për shkak të përmbytjeve që kanë goditur pjesë të vendit si pasojë e reshjeve të shiut, në Koçan dhe Ohër po ndërhyhet me mekanizëm...

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti në të gjithë vendin

BOTË Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti në të gjithë vendin 09/01/2026 Irani u përfshi të enjten në mbrëmje nga një ndërprerje...

Vërshimet në veri: Mbyllet një urë shkaku i dëmtimeve – evakuohen katër familje që iu përmbytën shtëpitë

Policia e Kosovës ka dalë me përditësim lidhur me situatën në veri të vendit, pas vërshimeve që u shkaktuan si pasojë e reshjeve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu