VLEN: Shqiptarët nuk harrojnë gjynahet e pacientit Bujar Osmani

Koalicioni VLEN sot përmes një konference për shtyp pranë Spitalit të Gjinekologjisë në Çair kujtuan hetimin tashmë të mbyllur të ish PSP-së, të njohur si rasti “Pacienti”, ku i dyshuar ishte Bujar Osmani.

“Pikërisht kandidati i sotëm për president ka qenë i akuzuar për keqpërdorime financiare dhe në këtë objekt, i cili është i shenjtë për ne dhe që çdo ditë lindin bijat tona, motrat tona, shoqet tona. Publikisht pyesim a meritojnë shqiptarët një kandidat të këtillë për president, pyesim publikisht, nëse nuk e kanë hallin e qytetarëve, a mendojnë këta politikanë se ky spital mund të shfrytëzohet nga të afërmit e tyre. Qytetarët nuk harrojnë asnjëherë Bujar Osmanin-pacientin. Ndoshta gjykata e partizuar nga Artan Grubi e kanë futur në ndonjë qosh këtë lëndë, por koha është për përgjegjësi”, tha Fitore Qirezi nga VLEN.

Ndaj akuzave të VLEN ka reaguar kandidati për president, Bujar Osmani i cili tha se ky ka qenë një rast i prokurores Katica Janeva, e cila tashmë është në burg dhe që është në listën e zezë amerikane. Osmani thotë se për rastin në fjalë nuk kishte as aktakuzë, ndërsa tha se u hap si temë me kërkesë nga Rusia për diskreditimin e tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu