VLEN në Vrapçisht injoron apelin e Avokatit të Popullit për mos­përdorimin e fëmijëve në fushatë

Avokati i Popullit ka bërë apel publik që fëmijët të mbrohen nga çdo formë e abuzimit politik gjatë fushatave zgjedhore. Megjithatë, vetëm pak orë pas këtij apeli, është raportuar për një rast të tillë në Komunën e Vrapçishtit.

Sipas reagimeve në rrjete sociale, kandidati i VLEN-it për këtë komunë, Memet Seferi, është parë duke përfshirë fëmijë në aktivitetet e tij zgjedhore — një veprim që konsiderohet i papranueshëm dhe përbën shkelje të qartë etike dhe institucionale.

Në reagimin publik, qytetarë dhe aktivistë kanë bërë thirrje që Avokati i Popullit të ndërmarrë masa konkrete dhe të kërkojë dënimin maksimal ndaj personave përgjegjës për këtë shkelje.

“Mbrojtja e fëmijëve duhet të jetë mbi çdo interes partiak,” thuhet në apel, duke theksuar se përdorimi i tyre në fushata politike është i dënueshëm moralisht dhe institucionalisht.

Screenshot

Screenshot

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Angelina Jolie: “E dua vendin tim, por sot nuk e njoh më Amerikën”

Në një kthesë të re të jetës së saj, aktorja dhe regjisorja e njohur po përgatitet të lërë përfundimisht Shtetet e Bashkuara pas përfundimit...

Izraeli nis transferimin e të burgosurve përpara lirimit

Izraeli ka filluar transferimin e të burgosurve në dy burgje përpara lirimit të tyre si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, e hartuar...

Kurti sulmon kandidatin e PDK-së në Mitrovicë: Po garojnë me gomë rezervë

Në një tubim në Mitrovicë, Albin Kurti ofendoi kandidatin e PDK-së Arian Tahiri duke e quajtur “gomë rezervë” teksa kërkoi mbështetje për Faton Pecin Kryeministri...

Bujar Osmani prezanton 5 zotime kyçe për shëndetësinë në Çair

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka prezantuar pesë zotime kryesore që synojnë përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Në planin e...

Shefi i shtabit të VLEN-it në Zhelinë, Latif Arifi, bën thirrje: Nuk është patjetër ta votoni Blerimin

Shefi i shtabit zgjedhorë në Zhelinë, Latif Arifi dje ka akuzuar pronarin e TS, Rami Mislmi se po shpif. I menjëhershëm ishte reagimi i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu