VLEN: Ndahen një miliardë denarë subvencione për bujqit

Koalicioni VLEN do të vazhdojë të mbështesë bujqit duke u dhënë subvencione prej 1 miliardë denarë.
“Koalicioni VLEN vazhdon të qëndrojë fort pas bujqve, heronjve tanë që janë themeli i zhvillimit tonë ekonomik. Me krenari shpallim se Qeveria, në të cilën merr pjesë edhe VLEN, ka ndarë 1 miliardë denarë për pagesën e subvencioneve të mbetura. Kështu, 9,000 bujq do t’i marrin mjetet që i kanë merituar me shumë mund. Shumica e këtyre njerëzve të guximshëm kanë pritur madje 4 vite për mbështetje, por me vendimin tonë të parë, përmes ribalancit të buxhetit, siguruam mjete për të korrigjuar këtë padrejtësi. Obligimi ynë është që deri në fund të vitit të mos ketë më vonesa në pagesat e subvencioneve, për t’u siguruar që çdo bujk të punojë pa stres dhe pa pasiguri. Koalicioni VLEN është këtu për të ofruar stabilitet dhe mbështetje për bujqit, në mënyrë që ata të mund të përqendrohen në atë që dinë të bëjnë më së miri – të prodhojnë dhe të sigurojnë mirëqenie për familjet e tyre dhe për ne. Menaxhimi ynë i përgjegjshëm dhe angazhimi ndaj qytetarëve do të rezultojë në mbështetje të rëndësishme për prodhimin bujqësor dhe zhvillimin e ekonomisë”, thuhet në kumtesën e VLEN duke shtuar se do të korrigjojë padrejtësitë e së kaluarës dhe sigurojnë se bujqit do të marrin atë që meritojnë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kandidati i “pavarur”, por i shoqëruar me komitë!

Kandidati i "pavarur", por i shoqëruar me komitë! A është ky kandidati i "pavarur" apo kandidati i deleguar nga Mickua për kryekomunar në Strugës, biznesmeni...

Statistikat që tronditin: 641 ndarje në 5 muaj – po shkatërrohet familja?

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar plot 641...

Në Strugë liqeni kumbon shqip – Meidani përkrah Inva Mulës dhe Genc Tukiqit

Struga u bë sërish epiqendër e artit dhe dialogut kulturor me edicionin e pestë të festivalit “Struga Fest”, një ngjarje që po kthehet në...

Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë. Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani. “Sulmet...

Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici

VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu