“Ftesë nga Prokuroria për Artan Dikën: në qendër të hetimit, kandidati i VLEN dhe VMRO, Mendi Qyra”

Shkup, 21 tetor 2025 – Juristi dhe aktivisti Artan Dika ka bërë të ditur sot se është ftuar nga Prokuroria Themelore e Shkupit për të dhënë informacione lidhur me lëndën penale KO-2460/25, që ka të bëjë me kallëzimin penal ndaj Mendi Qyrës dhe kompanisë “Trim” për veprën penale të mashtrimit.

Sipas Dikës, ndërsa po përgatitej për të dorëzuar një kërkesë zyrtare për informacion mbi ecurinë e kallëzimit, është kontaktuar me telefon nga një përfaqësuese e Prokurorisë.

“Jemi nga Prokuroria Themelore Shkup – më tha një zë femre – ju kemi dërguar një ftesë për të ardhur në prokurori për të dhënë informacion për lëndën KO-2460/25 ndaj Z. Mendi Qyra dhe kompanisë ‘Trim’ në datën 6 tetor, por nuk keni ardhur,” ka treguar Dika.

“Nuk kam marrë asgjë,” – u përgjigj ai – “këtu postierët i hedhin letrat ku munden.”

Pas komunikimit, palët ranë dakord që Dika të paraqitet në Prokurori në një datë të re që do të përcaktohet.

Në fund të reagimit të tij publik, Dika vlerëson se mbetet për t’u parë si do ta trajtojnë organet e drejtësisë këtë rast, që sipas tij përfshin “vepër penale të mashtrimit në shuma të mëdha dhe në vazhdimësi”, duke theksuar se personi i kallëzuar, Mendi Qyra, është një nga kandidatët kryesorë të koalicionit VLEN dhe VMRO, aktualisht në pushtet

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulm i rëndë në redaksinë e INFOMAX – thyen dyert, sulmon gazetarët dhe kërcënon: Kush jeni ju që të shani Kryeministrin Mickoski?

Në orët e vona të natës, gjatë transmetimit live të emisionit “Teski Muhabeti” në mediumin INFOMAX, ka ndodhur një incident i rëndë. Një person...

Bia – Dolces: A je për trileqe? (VIDEO)

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Bia i është drejtuar Dolces me një pyetje. “A je për trileqe?”- ka qenë pyetje e Bias, e cila...

Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në...

Mickoski vendos të krijojë ‘Shtabin e Krizës’ për protestën e 13 dhjetorit: OVL UÇK po krijon tensione të panevojshme

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar krijimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit, gjë që sipas OVL-UÇK-së po krijon tensione të panevojshme. Në...

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale më 13 dhjetor

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, kanë dalur në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale. Në njoftim thuhet se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu