Visar Ganiu: Kam qenë “thes boksi” mes BDI dhe Izet Mexhitit në Çair!

I pyetur nëse do të rikandidojë për mandatin e tretë si kryetar i komunës së Çairit, Visar Ganiu në Daily Click në TV21 tha se kjo varet nga sondazhet e koalicionit VLEN. Ganiu tha se gjithmonë ka dashur që këtë funksion ta kryejë me dy mandate, por që në mandatin e dytë ka pasur obstruksione nga ish pushteti ekzekutiv.

“Unë do të dëshiroja, por sigurisht nëse i kaloj ato, do të thosha barriera në thonjëza, sondazhet që do t’i bëjnë si VLEN, do të thotë nëse aty qëndroj mirë, më mbështesin qytetarët, atëherë do të kandidoj. Ndryshe, dëshira ime ka qenë gjithmonë që të përfundoj me dy mandate, por ky mandati i dytë, me të vërtet kam qenë i bllokuar si Çair nga të gjitha anët, sepse e dini se kemi qenë kundërshtar i pushtetit qendror. Çairi në një anë ishte bastion i BDI-së, nga ana tjetër ishte dhe është bastion i Izet Mexhitit, kështu që unë në një mënyrë kam qenë “thes boksi” gjatë gjithë kohës, kështu që kam qenë i penguar që të kryejë shumë nga investimet kapitale që ishin planifikuar”, tha mes tjerash Ganiu në Daily Click.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ismaili i bën “përsëritje mësimi” Xhihan Ahmed-it, kandidates për Konventën e Stambollit

Elfete Ismaili kritikon kandidaten për Komisionin kundër Diskriminimit për deklarata mbi Konventën e Stambollit Ish-zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, ka reaguar publikisht lidhur me intervistën...

Vendimi i zarfave të zi: Rogerti dënohet me televotim të përhershëm, Kejsi përjashtohet nga Big Brother

Zarfat e zi sollën vendim të prerë: Rogerti shkon në televotim të përhershëm, ndërsa Kejsi largohet nga shtëpia. https://www.youtube.com/watch?v=Qol7OL_78zQ https://www.youtube.com/watch?v=6Iebz8H1rLU

Dy zarfa të zi në Big Brother Albania VIP 5 – Brikena pretendon se janë për Rogertin dhe Keijsin

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e ditur kujt i përkasin...

Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar...

Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim, ndonjëherë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse do të ketë një takim tet-a-tet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, takim i cili ishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu