Vijon lufta në distancë me Francën, Izraeli akuzon Macronin: 7 tetori për të është një ditë feste

Izraeli ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së presidentit francez Emmanuel Macron për një qëndrim më të ashpër ndaj Tel Avivit, duke e akuzuar atë për nisjen e një “kryqëzate kundër shtetit hebre”.

Tensionet janë rritur pas deklaratës së Macron, i cili i bëri thirrje vendeve evropiane që të ushtrojnë presion mbi Izraelin për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza.

Macron ka kërkuar një qëndrim më të fortë nga Bashkimi Europian dhe shtetet e tjera evropiane në lidhje me ndihmën humanitare për palestinezët, duke theksuar se përpjekjet për të ndihmuar Gaza-n duhet të intensifikohen dhe se shteti hebre duhet të lejojë një kalim të lirë të ndihmave.

Në reagimin e saj, Ministria e Jashtme e Izraelit ka mohuar akuzat, duke e quajtur këtë një “gënjeshtër të hapur”. Ata theksuan se nuk ekziston një bllokadë humanitare dhe se Izraeli ka mundësuar përpjekjet për të dërguar ndihmën në Gaza, përkundër sfidave të mëdha që paraqet situata në terren.

Izraeli gjithashtu ka kritikuar qëndrimin e Macron, duke e akuzuar për mbështetje ndaj grupeve palestineze dhe për dështimin e tij për të ushtruar presion mbi ata që konsiderohen si “terroristë xhihadistë”.

Në një deklaratë të mëtejshme, ministria e Jashtme e Izraelit shtoi: “Në vend që t’i ushtrojë presion terroristëve xhihadistë, Macron dëshiron t’i shpërblejë ata me një shtet palestinez. Nuk ka dyshim se festa e tij kombëtare do të jetë 7 tetori.”

Tensionet mes Francës dhe Izraelit janë përshkallëzuar pas sulmeve të fundit dhe situatës së vështirë humanitare në Gaza, duke sjellë një përplasje të fortë diplomatikë ndërmjet dy shteteve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

Ferid Veseli, ndër të parët në Maqedoninë e Veriut me licencë UEFA si trajner kondicional

Pas përfundimit me sukses të një programi gjashtëmujor trajnimi në Shqipëri, Ferid Veseli nga Shkupi ka marrë zyrtarisht licencën e UEFA-s si trajner kondicional....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu