VIDEO/ Skandali në KFOR! Ushtarët blejnë drogë, shkëmbejnë uniformat me kokainë

Forca e Kosovës, apo KFOR-i siç njihet gjerësisht, është një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO në Kosovë. KFOR-i hyri në Kosovë më 11 qershor 1999.

Në atë kohë, Kosova po përballej me një krizë të rëndë humanitare, me forcat ushtarake nga Jugosllavia në veprim kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gati 1 milion njerëz ishin larguar nga Kosova si refugjatë deri në atë kohë, ndërsa 10.812 shqiptarë janë vrarë apo zhdukur nga forcat serbet, shkaktarë të një prej gjenocideve më të mëdha në Europë që pas luftës së dytë botërore.

Aktualisht, 27 shtete kontribuojnë në KFOR, me një forcë të kombinuar prej përafërsisht 4,811 personel ushtarak dhe civil.

KFOR-i ka pasur disa dritëhije gjatë misionit të tyre në Kosovë, ku rasti më flagrant është ndarja e Mitrovicës nga francezët.

Rasti më i fundit ishte me 16 qershor në përplasjet e ashpra ndërmjet protestuesve serbë dhe policisë së Kosovës. 9 gazetarët u dhunuan nga serbët, ndërkohë që disa prej tyre kërkuan ndihmën e KFOR-it që i la në mëshirë të fatit.

Piranjat do të futen në një tjetër botë, atë të panjohurën, ku disa ushtarët të KFOR-it duket se kanë krijuar lidhje të jashtëligjshme me shpërndarës droge dhe bëjnë gjithçka për të siguruar dozat e tyre të përditshme, kokainë dhe marijuana.

Gazetari Eraldo Harlicaj ka vendosur kontakt me një shpërndarës droge që punon me ushtarët e KFOR-it dhe ka arritur të dokumentojë gjithçka me video, biseda dhe pamje.

Shpërndarësi e takon disa here ushtarin armen te baza e KFOR-it pranë aeroportit të Prishtinës. Ai madje e ka çuar në një tjetër nivel biznesin, pasi jep naftë, xhaketa ushtarake, ushqime dhe ujë në këmbim të kokainës.

Ushtari dhe shpërndarësi kishin lënë vendin e takimit dhe orarin për shkëmbimin, por dritat e makinës e tremben ushtarakun e KFOR-it duke u tërhequr. Gjithsesi, varësia nga droga e rikthen sërish në bisedë me shpërndarësin tone dhe më në fund xhaketa është marrë në këmbim të drogës.

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu