VIDEO/ Publikohen pamjet para vrasjes së Liridona Ademajt, momenti kur Naim Murseli sinjalizon Granit Plavën

Me anë të këtij shikimi, i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli sinjalizoi bashkëpunëtorin e tij, Granit Plavën për të kryer vrasjen.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të hënën, Prokuroria ka paraqitur si prova video-incizimet nga nata e 29 nëntorit të vitit 2023.

Pamjet janë siguruar nga lokali ku darkuan për herën e fundit Murseli me Liridonën dhe dy fëmijët. Në po të njëjtin lokal gjatë gjithë kohës kishte qëndruar edhe Granit Plava që akuzohet se është ekzekutorit.

“Paraprakisht Naim Murseli është ngrit nga tavolina me telefon në dorë, ka kaluar kah Granit Plava, pra tavolina e tij dhe është kthyer pas dy minutash”, shprehet Javorka Perlinçeviç, prokurore.

Granit Plava dhe Naim Murseli paraprakisht ishin takuar në fshatin Rakovinë te një pompë benzine rreth orës 16:30.

Prokurorja e rastit Javorka Perlinçeviq ka sqaruar rrethanat të cilat bëhen të dukshme edhe përmes videove.

“Ja Naim Murseli del dhe i afrohet, tani e shohim që Garanit Plava dhe i jep një pije energjike. Granit Plava me siguri po i verifikon gomat dhe shihen së bashku shkojnë, largohen. Bisedojnë me siguri po e marrë me mend se po merren vesh se si ta përfundojnë punë”, shton ajo.

Pas kësaj, prokuroria ka paraqitur edhe audio-incizime nga momenti i vrasjes, ku dëgjohet krisma e armës dhe britmat e fëmijëve.

“Pas kësaj ndërtese ka qenë edhe vendi i vrasjes dhe aty është parkuar në natën kritike vetura e llojit Seat. Kur e kemi dëgjuar këtë incizim, dhe kur e kemi shquar audio incizimin e kompanisë Mercedes Benz, kemi parë që në prapavijë dëgjohen disa incizime, prandaj prokurori i ka dhënë urdhër forenzikës që t’i ndaj audio incizimet nga incizimi i cekur“, thotë më tej.

Prokuroria ka paraqitur si prova edhe video-incizime të tjera kur Granit Plava shihet duke u larguar nga vendi i ngjarjes, pasi kryen vrasjen.

Po ashtu, janë paraqitur edhe fotografi që tregojnë se pas përfundimit të dhënies së dëshmisë në polici, Naim Murseli shkon në një nga hotelet e Prishtinës dhe takohet me Kushtrim Kokallën e Valon Llukën.

“Fotografia numër 50 e cila është e siguruar, shihen Naim Mueseli së bashku me Kushtrim Kokallën se si hyjnë në hotel. Në orën 1:25:00, pas qëndrimit në polici të Naim Murselit. Vazhdojmë me fotografinë 51, e shohim në recepsion personin Kushtrim Kokalla. Fotografia 52, po ashtu në recepsion të hotelit, e shohim personin Kushtrim Kokalla i cili bën një pagesë dhe shohim në duart e tij para. Këto tri fotografi i kemi nga Sëiss Diamond“, tha prokurorja.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mërgimtari: “Po qysh me ardhë me votu unë kur jetoj në Gjermani, kurr as rryma nuk m’nalet, e me vendos për jetën e juj...

Mergimtari këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një lidhjeje telefonike në Kanal 10, ku një mërgimtar ka ngritur shqetësimin se si mund të...

Vëllai i Liridona Ademajt: Vrasja ishte e planifikuar dhe u realizua për shtatë minuta

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, ka folur pas seancës së mbajtur sot në rastin ndaj tre të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plava dhe...

Lirim Memetaj tallet me Kurtin: Asnjë premtim nga programi 50-faqësh, tash video nëpër oda për t’i gëzuar pleqtë që s’po lëshon pe

Analisti dhe publicisti Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, duke vënë në pikëpyetje realizimin e premtimeve elektorale dhe...

Reuters: Fitorja e Kurtit rrezikon përsëritjen e krizës njëvjeçare në Kosovë

Media ndërkombëtare, “Reuters” ka shkruar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Ky medium thotë se Kosova do të mbajë zgjedhje më 28 dhjetor pas...

Ish-ushtari 16-vjeçar i UÇK-së, Gazmend Syla kritikon ashpër Luan Krasniqin: Do të kujtohet si trim i ringut e frikacak i luftës për vendin e...

Kandidati për deputet nga AAK, Gazmend Syla ka kritikuar ish-boksierin, Luan Krasniqi duke thënë se “do të kujtohet vetëm si trim i ringut e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu