VIDEO) Opozita shqiptare do të bojkotojë Kuvendin nëse nuk merr anëtar në KSHZ

Lidhja Evropian për Ndryshime paralajmëroi bojkotim të kuvendit dhe radikalizim nëse pushtetit vazhdon të tentoj manipulimin e zgjedhjeve të ardhmen përmes Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në një brifing me gazetarët liderët e këtij koalicioni, Afrim Gashi, Izet Mexhiti dheBbilall Kasami kërkuan që Kuvendi të votojë propozimin e tyre për anëtar të KSHZ-së.

AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS

“Si koalicion dëshirojmë të njoftojmë se deri më dhjetor kemi një kërkesë konkrete që Kuvendi të votojë propozimin tonë për anëtar të KSHZ-së. Nëse nuk e votojnë, ne do të largohemi nga Parlamenti, që do të thotë do të bojkotojmë Parlamentin”.

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami tha se do të pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në komunat që i drejton koalicioni. Të njëjtin qëndrim e shprehu edhe lideri i LD-së, Izet Mexhiti. Ai tha se nëse kandidati i tyre, Abdush Demiri nuk zgjidhet anëtar i KSHZ-ë, atëherë LEN-i do ta bojkotojë Kuvendin, duke shtuar se ky do të jetë “vetëm fillimi i radikalizimit”.

IZET MEXHITI, KRYETAR I LIDHJES DEMOKRATIKE

”Nëse nuk zgjidhet deri më 1 janar, da ta bojkotojmë kuvendin. Edhe jo vetëm kaq, ky do të jetë vetëm fillimi i radikalizimit”.

Në brifingun e fundvitit me gazetarë liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim theksuam se viti që po e lëmë pas, ka qenë një vit që ka shënuar një moment historik për skenën politike në RMV, e në veçanti për bllokun politik shqiptar, sepse, siç thanë ata për herë të parë opozita shqiptare bashkohet dhe vjen me mundësi reale dhe forca serioze për ta mposhtur BDI-në dhe për ta ndërprerë regjimin 20 vjeçarë të saj.

Ata thanë se viti 2023 ishte një vit që ka ndryshuar lojën, ndërsa sigurojnë që 2024 do të jetë viti që do të ndyshojë situatën e padëshiruar të qytetarëve. /SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i luftërave të Izraelit: Operacioni i “pagerëve” kushtoi rreth 270 milionë dollarë

Operacioni ushtarak i Izraelit i njohur si operacioni i “pagerëve” ka pasur një kosto prej rreth 1 miliard shekelësh, që përkthehet në afërsisht 270...

Taulant Seferi në super-formë, ka shënuar 12 gola në Turqi

Rruga është ende e gjatë, por deri tani ka kaluar shkëlqyeshëm. Taulant Seferi po e tregon veten gjithnjë e më shumë në Turqi, e...

Meral Ferati nga sot zyrtarisht emërohet drejtoreshë në spitalin Gjinekologjik në Çair

Dr. Meral Uzeiri Ferati do të udhëheqë nga sot e tutje me I.P.SH Spitalin e Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair. Emërimi...

Boom! Bëhen bashkë dy ish-at e Dolces, Limi e Edi

Dalja e Limit nga shtëpia më e famshme në vend ka bërë bujë të madhe. Menjëherë pasi u largua nga shtëpia, ai ka vazhduar aktivitetet...

Vetëm brenda katër vjetëve, rreth 7 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm për brenda katër vjetëve 6 mijë e 717 çifte i kanë dhënë fund martesë së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu