Video/ Arrestimi spektakolar i bosit të lidhur me mafien shqiptare, u ‘tradhtua’ nga vajza 3-vjeçare

Arrestimi i supertrafikantit ekuadorian Fito po bën bujë në mbarë botën. Ai njihej për lidhje me mafien shqiptare. Ndërkohë raportohet se shkak për arrestimin e tij u bë rrëfimi i vajzës së vogël

Fjalët e një fëmije thonë të vërtetën. Dhe kjo mund të çojë edhe direkt pas hekurave.

Kështu i ndodhi trafikantit më të kërkuar të drogës në Ekuador. Forcat e sigurisë arritën ta arrestojnë tani, pas arratisjes së tij nga burgu më shumë se një vit më parë. José Adolfo Macías Villamar, udhëheqësi i bandës së fuqishme Los Choneros, u arrestua nga një njësi speciale e policisë dhe ushtrisë, njoftoi presidenti Daniel Noboa në platformën X.

Krimineli i njohur me emrin Fito pritet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për vepra penale lidhur me drogën dhe armët në Nju Jork.

Macías Villamar ishte në arrati për 17 muaj pas arratisjes së tij nga burgu. Sipas policisë, 45-vjeçari u kap në qytetin bregdetar perëndimor Manta, vendlindjen e tij, pas një operacioni 10-orësh. Ai u gjet në një bunker nëntokësor në një shtëpi, sipas mediave. Sipas gazetës ‘El Mercurio’, vajza e tij 3-vjeçare aksidentalisht zbuloi vendndodhjen e tij.

Qeveria amerikane uroi Ekuadorin për arrestimin. “Shtetet e Bashkuara mbështesin Ekuadorin në përpjekjet e tij për të luftuar kriminalitetin transkufitar dhe për të promovuar sigurinë rajonale,” shkroi ambasada amerikane në kryeqytetin Quito në platformën X.

Fito u dënua në vitin 2011 me 34 vjet burg. Kur policia në janar 2024 donte ta transferonte nga një burg në Guayaquil në një institucion tjetër të vuajtjes së dënimit, u zbulua arratia e tij. Bandat kriminale në atë kohë kishin përplasjet e ashpra në disa burgje në vend dhe mbanin rojet si pengje. Në këtë kaos, ai arriti të arratisej. Ai ishte arratisur edhe më parë nga burgu në vitin 2013.

Dhuna në Ekuador është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Banda Los Choneros lufton me grupe të tjera kriminale për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës. Ekuadori konsiderohet si një vend tranzit i rëndësishëm për kokainën nga Kolumbia, Bolivia dhe Peruja, që trafikohet drejt SHBA-së dhe Evropës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Selvije Jao e nis vitin e ri me një kujtim që prek zemrat për Shpat Kasapin

Selvije Jao e ka nisur vitin e ri mes emocionesh të forta dhe një kujtimi prekës për bashkëshortin e saj, Shpat Kasapi. Në një...

Trenjakët, foshnjat e para të lindura në QKUK në vitin 2026

Trenjakë janë fëmijët e parë që kanë lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në vitin 2026, duke shënuar simbolikisht fillimin e një...

RRETHIMI S’U ÇA- Limaj pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokën

“Nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën”, ka thënë Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pasi që partia që ai drejton nuk arriti që...

Gazeta italiane “CORRIERE DELLA SERA” për fitoren e Kurtit: Korrupsioni e krimi në qiell

Gazeta italiane, Corriere Della Sera, ka shkruar për fitoren e Kurtit, duke e cilësuar atë si populist e si “Che Guevara i Ballkanit”. Aty...

Krenaria për “killerin” kosovar

Promovimi në NAVI Më 30 qershor, një nga klubet më të mëdha në sportet elektronike, Natus Vincere, njoftuan promovimin e talentit 18-vjeçar, Drin Shaqiri, nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu