Vetëvendosja pretendon që në Kosovë papunësia ka rënë “në vetëm 4%”

Pretendime të mëdha për nivel “të ulët” të papunësisë ka bërë Lëvizja Vetëvendosje duke iu referuar një ankete të “Barometrit Ballkanik 2024” të cilët kanë pyetur rreth 1 mijë persona.Vetëvendosja pretendon se papunësia është më e ulëta në rajon me “vetëm 4%”.
Agjencioni i Statistikave të Kosovës e jep që niveli i papunësisë në përqindje është 10.7% ndërsa janë rreth 677 mijë persona joaktivë – që do të thotë – se nuk janë deklaruar që punojnë ose që janë lajmëruar si të papunë.
Barometri Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisëMesatarja rajonale e papunësisë është 11%. Niveli më i ulët i papunësisë rezulton në Kosovë 4%, në Serbi me 7%, Malin e Zi 9%, Maqedoninë e Veriut 13% dhe Bosnjë, 11%.
Në 1000 persona të pyetur Kosova kishte nivelin më të lartë të të punësuarve me pagë me 65% të të pyeturve, Serbia me 54%, Bosnja me 52, Maqedonia e Veriut me 48% dhe Mali i Zi me 52%.
Postimi i VETEVENDOSJES

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Projektligji kalon në Kongres, SHBA kërkon përgjegjësi nga Beogradi për trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan kanë votuar të mërkurën vonë për ta çuar përpara një projektligj, i cili do...

Trump publikoi fotografi ku Kanadaja dhe Grenlanda shihen si pjesë e Amerikës

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar politikën e zgjerimit territorial, duke shpërndarë fotografi në rrjetin e tij social Truth Social që sugjerojnë kontroll amerikan...

Trump i drejtohet Danimarkës: Pa ne, sot do të flisnit gjermanisht dhe pak japonezisht

Në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror, Donald Trump e kritikoi ashpër Evropën, lavdëroi performancën ekonomike të SHBA-së dhe ringjalli idenë për blerjen...

Drejtoria e të Ardhurave Publike nën llupë: Dyshime për bashkëpunim të nëpunësve në evazion tatimor

Inspektorë tatimorë, zëvendësit e tyre, udhëheqës të sektorëve të ndryshëm në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) gjatë tre viteve të fundit kanë qenë...

Mediat serbe raportojnë për takim të mundshëm Kosovë–Serbi sot në Bruksel

Mediat serbe kanë raportuar se një delegacion nga Beogradi, i udhëhequr nga kryenegociatori serb Petar Petkoviq, ka mbërritur mbrëmë në Brukseli, ku sot pritet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu