Vetëm 4 nga 11 komisione në Komunën e Kërçovës do të udhëhiqen nga shqiptarët

Në mbledhjen e dytë të Këshillit Komunal të Kërçovës, të mbajtur ditën e djeshme, u përcaktua përbërja e 11 komisioneve punuese të këshillit. Megjithëse shqiptarët përbëjnë shumicën në këtë komunë dhe kanë 10 këshilltarë në përbërjen aktuale të këshillit, vetëm 4 nga 11 komisionet do të drejtohen nga përfaqësues shqiptarë.

Kundër kësaj ndarjeje reaguan këshilltarët e Listës së Pavarur, Kujtim Kasami, dhe e Aleancës për Integrim (AKI), Syarta Saliu Osmani. Ata theksuan se vendimi nuk pasqyron realitetin demografik dhe politik të Kërçovës, duke nënvizuar se përfaqësimi në komisione duhet të jetë proporcional dhe në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Sipas tyre, mënyra e formimit të komisioneve përmban elemente të hapura të diskriminimit ndaj shumicës shqiptare në Kërçovë.

“Kur në këshill ka 10 këshilltarë shqiptarë dhe 9 maqedonas, është e papranueshme që vetëm 4 komisione të drejtohen nga shqiptarët. Kjo bie ndesh me ligjin dhe me çdo parim të përfaqësimit të drejtë”, kanë deklaruar ata.

Nga koalicioni VLEN, që gjithashtu ka përfaqësues shqiptarë në Këshillin Komunal e që është në koalicion me VMRO-në, nuk është shënuar asnjë reagim rreth kësaj çështjeje, duke shkaktuar pakënaqësi në opinionin lokal për mungesën e qëndrimit publik në një vendim që prek drejtpërdrejt pozicionin politik të shqiptarëve në Kërçovë. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Putin dhe i dërguari i Trump drejt marrëveshjes së paqes në Ukrainë? Moska pret takimin vendimtar

Presidenti rus Vladimir Putin do të takojë të martën në Moskë të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, në një moment kur Shtëpia e...

Limani befason: AKI në Gostivar ende e bashkuar, asnjë çarje me krahun e Selës!

Kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit për zgjedhjet e 11 janarit, Valbon Limani në Debat në Shenja ka deklaruar se në këtë komunë...

Aplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht

Ditën e dytë radhazi kamerat e MPB-së për projektin “Qytet i Sigurt” po trazojnë opinionin në Maqedoninë e Veriut, shekuan portali Faktor. Një numër i...

Avokati ngre alarmin për sistemin “Qyteti i Sigurt”: MPB dërgon paralajmërime me të dhëna personale të personave të tjerë, rrezik për sigurinë e qytetarëve

Avokati Arben Memeti nga shoqata avokatore “Cukiq-Markov” ka ngritur alarmin për një dështim në funksionimin e sistemit “Qytet i Sigurt”. Ai thotë se disa...

‘Safe City’ godet fort: 110,000 shkelje në Shkup, 5,000 me të kuqe- as ministrat nuk shpëtuan

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se brenda 24 orëve nga aktivizimi provë i sistemit “Safe City” janë regjistruar 110,000 shkelje vetëm...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu