Vërejtje nga KE për vonesat në pagesat e bujqve në RMV

Maqedonia e Veriut është në fazë të hershme të përgatitjes për bujqësi të qëndrueshme, vlerëson Komisioni evropian (KE) në Raportin më të ri për përparimin e vendit. KE-ja vëren se përgatitja e ligjit të ri për bujqësi dhe zhvillim rural është shtyrë dhe rekomandon që vendi ta harmonizojë politikën e vet për mbështetje bujqësore me AKI-në e BE-së. Siç ceket në Raport, përparim nuk ka në raport me sistemet për identifikim dhe regjistrim të kafshëve për sigurim të të dhënave më cilësore.

“Të gjitha elementet e Sistemit të integruar për administratë dhe kontroll (IACS) janë vendosur në pajtim me AKI-në e BE-së. Transferet e të dhënave dhe interoperabiliteti duhet të sigurohen së bashku me verifikimin e saktësisë së të dhënave. Përparimi vërehet në xhirimin orto-foto në mënyrë që të lehtësohet përditësimi i Sistemit për identifikim të parcelave tokësore (LPI). Regjistri i bujqve dhe LPI fillimisht duhet të transferohen në Agjencinë pagesore”, ceket në Raport.

Nevojiten resurse shtesë për zgjerim të Rrjetit për të dhëna kontabiliste nga ferma (FADN), por edhe përfshirje të të dhënave për mjedisin jetësor dhe qëndrueshmërinë sociale në pajtim me Rrjetin e ri të BE-së për të dhëna për qëndrueshmërinë e fermës (FSDN).

“Është miratuar Ligji i ri për shërbime adekuate, por mbetet të sillet legjislaturë për organizimin e përbashkët të tregut dhe të definohen mandatet institucionale”, noton Komisioni.

Lidhur me zhvillimin rural, theksohet se filloi Programi IPARD 3, ndërsa po përparon edhe finalizimi i IPARD 2. Megjithatë, Komisioni rekomandon të ketë kujdes për kapacitetin institucional të Agjencisë pagesore dhe posaçërisht për uljen e numrit të pagesave të vonuara të aplikuesve.

Nga aspekti i politikës së cilësisë, KE e përshëndetë miratimin e Ligjit për verën, ndërkaq lidhur me bujqësinë organike tregon se mbetet të sillet ligj i ri.

“Duhet të përmirësohen aktivitetet për përmirësim të ndjekjes dhe kontrollit të certifikimit dhe përshtatshmërisë së prodhimeve organike. Duhet të bëhen edhe përpjekje për zhvillim të mëtutjeshëm të sektorit, me çka plotësisht shfrytëzohet mbështetja e kapshme në suaza të IPARD 3”, ceket në Raportin e KE-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i luftërave të Izraelit: Operacioni i “pagerëve” kushtoi rreth 270 milionë dollarë

Operacioni ushtarak i Izraelit i njohur si operacioni i “pagerëve” ka pasur një kosto prej rreth 1 miliard shekelësh, që përkthehet në afërsisht 270...

Taulant Seferi në super-formë, ka shënuar 12 gola në Turqi

Rruga është ende e gjatë, por deri tani ka kaluar shkëlqyeshëm. Taulant Seferi po e tregon veten gjithnjë e më shumë në Turqi, e...

Meral Ferati nga sot zyrtarisht emërohet drejtoreshë në spitalin Gjinekologjik në Çair

Dr. Meral Uzeiri Ferati do të udhëheqë nga sot e tutje me I.P.SH Spitalin e Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair. Emërimi...

Boom! Bëhen bashkë dy ish-at e Dolces, Limi e Edi

Dalja e Limit nga shtëpia më e famshme në vend ka bërë bujë të madhe. Menjëherë pasi u largua nga shtëpia, ai ka vazhduar aktivitetet...

Vetëm brenda katër vjetëve, rreth 7 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm për brenda katër vjetëve 6 mijë e 717 çifte i kanë dhënë fund martesë së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu