Vendoset ndalesë për lëvizje nëpër pyjet e Maqedonisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, me kërkesë të NP “Pyjet Kombëtare”, ka dhënë pëlqimin për vendosjen e ndalimit të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore. Siç thonë nga Ministria e Bujqësisë, pëlqimi i tillë jepet në përputhje me nenin 57, paragrafi 3 i Ligjit për Pyjet, për shkak të rrezikut të shtuar dhe parandalimit të zjarreve në pyje dhe ambiente të hapura.

“Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje dhe toka pyjore vendoset në territorin e administruar nga NP “Pyjet Kombëtare”, dhe fillon nga data 15.07.2024 dhe do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00. Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje do të zgjasë deri në vlerësimin se rreziku i zjarreve në pyje është ulur. Lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me miratim me shkrim të lëshuar nga filialet e NP “Pyjet Kombëtare”, për sipërfaqen që ata menaxhojnë”.

“Për mosrespektim të kësaj ndalese të plotë të lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore, personat fizikë të cilët do të kapen duke lëvizur në pyje dhe tokë pyjore, në pajtim me nenin 106 të Ligjit për pyje, do të dënohen me gjobë prej 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë me denarë”, thonë nga Ministria e Bujqësisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi: Safe City shpëton jetën!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave për Ligjin “Safe City”, duke sqaruar në mënyrë indirekte edhe përfitimet reale që kjo...

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu