Slavko Aleksiç, ish-udhëheqës i milicisë boshnjake që komandonte pozicionet e snajperistëve mbi Sarajevë gjatë luftës në vitet 1990, ka vdekur në rrethana misterioze në Trebinje të Bosnjës,
Vdekja e tij ndodhi një muaj pasi një prokuror italian nisi hetimin e provave ku ka dyshime se snajperistë nga Italia dhe vende të tjera udhëtuan në kryeqytetin boshnjak për të vrarë civilë gjatë rrethimit katërvjeçar të qytetit në vitet 1990.
Aleksiç, i cili filloi karrierën si punëtor poste dhe u bë lider milicie, ka qenë dëshmitar kyç për këtë rast. Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka deklaruar se Aleksiç mund të kishte zbuluar informacion të rëndësishëm mbi organizimin e të shtënave dhe autorët e tyre.
Gazetari investigativ kroat, Domagoj Margetiç, ka thënë se Aleksiç ishte në gjendje të mirë shëndetësore në nëntor, por papritmas ka vdekur.
Margetiç ka treguar se Aleksiç ishte dërguar në spitalin ushtarak të Beogradit nga shërbimi sekret serb dhe më pas trupi i tij u rikthye në Bosnjë për t’u shpallur i vdekur atje. Avokati Stojkoviç ka deklaruar se është e arsyeshme të hetohet nëse vdekja e Aleksiçit ka lidhje me hetimin dhe nëse ka pasur helmim. Ai i ka bërë thirrje prokurorëve të kryejnë autopsi.
