Vdekja e vogëlushes në spitalin pediatrik, Memedi: Kam vajzën në moshën e saj, koha për përgjegjësi

Drejtori i Spitalit pediatrik, Rexhep Memedi është shprehur i tronditur nga humbja e vogëlushes Ruja Sulisi, duke siguruar prindërit e saj se po i bashkëndjen dhimbjet e tyre, prandaj nuk do të qëndrojë i qetë derisa ti zbulojë shkaqet për tragjedinë në fjalë.

Më poshtu ua sjellim statusin e plotë të Rexhep Memedit:

Të nderuar qytetarë,

si prind dhe si mjek, humbja e vogëlushes Ruja Sulisi për mua është një tragjedi e madhe!
Ruja ishte në moshë pak më e vogël se vajza ime Dua.
Nuk ka fjalë që mund t’i ngushëllojnë prindërit, nuk ka fjalë që mund ta zbusin dhimbjen sepse nuk ka gjë më të trishtë sesa kur prindi e humb fëmijën.
Shpreh ngushëllime për dhimbjen të cilën po kalojnë por edhe porosinë se nuk do të jem i qetë derisa t’i zbuloj shkaqet për humbjen e jetës së vogëlushes Ruja.

Nga dje bashkpunojmë me organet hetuese që të verifikohen të gjitha faktet.
Unë para se gjithash jam prind dhe ndjej obligim emocional, ndërsa si mjek kam edhe obligim profesional e etik që të bëj çmos të mos mbetet edhe ky rast pa epilog, si shumë raste në të kaluarën.

Në rast se dëshmohen lëshime në mjekim ose neglizhencë profesionale, patjetër do të
ketë përgjegjësi dhe sanksione individuale për secilin punëtor shëndetësor i cili ka qenë i involvuar në këtë rast, me emër e mbiemër!

Mjaft më me sjellje të papërgjegjshme, sidomos në shëndetësi!
Këtu nuk ka vend për improvizime dhe bartje të fajit!
Koha është për përgjegjësi!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pamje apokaliptike nga përmbytjet. Situatë kritike në Durrës, bllokohet Gjirokastër- Tepelenë. Protesta në Shkozet, qindra banesa nën ujë. Reagojnë Rama dhe Berisha

Vijon të mbetet kritike situata nga përmbytjet në vend, për shkak të reshjeve të dendura të shiut që prej ditës së djeshme. Më e goditura...

Gruaja e rrah burrin në Shkup

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Shkup, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, njofton Ministria e...

Çmimet e banesave u rritën për 25 përqind brenda vitit

Që të parandalohet rritja e çmimeve të banesave gjatë këtij viti, është e nevojshme të rritet oferta, pra të ketë intensifikim të ndërtimit të...

Muftinia Kumanovë: 20 vjet pa Hoxhë Jakup Asipi

HOXHË JAKUP EF. ASIPI (1951-2006) Hoxhë Jakup ef. Asipi u lind më 02.02.1951 në fshatin Sllupçan – Likovë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, atë te...

Një grua në Turqi pretendon se Trump është babai i saj, kërkon t’i bëhet ADN’ja

Një grua në Turqi ka hapur proces gjyqësor për atësi, duke pretenduar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është babai i saj...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu