“Vajza luftoi për të mbijetuar, tragjedia i ndodhi rrugës për shtëpi”/ Si u zhduk nga radarët avioni ambulancë pak sapo pak sekonda pas nisjes!

Vetëm dy ditë pas përplasjes shokuese të një avioni pasagjerësh me një helikopter ushtarak në Washington që i kushtoi jetën 67 personave, një tjetër tragjedi trondit SHBA.

Një avion i vogël transporti mjekësor goditi disa ndërtesa në një lagje të Filadelfias, duke djegur shtëpi e automjete e duke plagosur personat në tokë, ndërsa në bordin e tij nuk shpëtoi askush.
Në avion ndodheshin dy pilotët, një mjek e një ndihmësmjek, pacientja- një vajzë 6-vjeçare, dhe nëna e saj.

Avioni i përkiste Rescue Air Ambulance, një linjë ajrore e specializuar në transportin mjekësor.

Fëmija ishte duke marrë trajtim në SHBA për një gjendje kërcënuese për jetën dhe po kthehej në Tijuana, Meksikë, pohoi Shai Gold, një zëdhënës i linjës ajrore, për një media lokale.

Trajtimi i saj ishte sponsorizuar nga një shoqatë bamirëse.

Konsullata meksikane në Filadelfia lëshoi ??një njoftim në platformën X për shtetasit meksikanë të prekur nga incidenti për të telefonuar në një linjë ndihme.

Kryebashkiakja e Filadelfias, Cherelle Parker, u bëri thirrje banorëve që nëse shohin mbeturina, të mos i prekin, por të therrasin menjëherë 911.

Avioni ambulancë u rrëzua vetëm 30 sekonda pas ngritjes në ajër.

Aksidenti ndodhi më pak se 4.8 kilometra nga aeroporti verilindor i Filadelfias, i cili shërben kryesisht për avionët e biznesit dhe fluturimet çarter.

Avioni “Learjet 55” u zhduk nga radarët pak kohë pas ngritjes nga aeroporti në orën 18:06 dhe pasi arriti në një lartësi prej 487 metrash.

Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro tha se ai ka ofruar të gjitha “burimet e shtetit për të reaguar ndaj ngjarjes së rëndë në Filadelfia”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ahmeti për të pakënaqurit nga Kongresi: Ata që ikin pse s’kanë funksione, lirisht le të ikin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në brifingun me gazetarët u pyet për reagimet nga të pakënaqurit me rezultatet nga Kongresi i pestë i...

Ambasada e SHBA-së në Shkup konfirmon: Aggeler nuk do të jetë më ambasadore

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit...

A do të “zgjohen një ditë shqiptarët Iliridës”?

Javën që lamë pas u mbajt kongresi i pestë i integristëve ku në fund të punimeve lideri i tyre Ali Ahmeti, u rizgjodh edhe...

“Çdo shekull ka heroin e vet, ky shekull t’ka ty”, mesazh i fortë i Lajçit për Kurtin

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me loken Xhemile Gashi nga Peja, duke publikuar një mesazh të gjatë për...

🇲🇰 🇺🇸 Ambasada e SHBA-së në Shkup konfirmon: Aggeler nuk do të jetë më ambasadore

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu