Uniformat në maqedonisht,VLEN-i hesht, SHBA ju kujton Marrëveshjen e Ohrit

“Shtetet e Bashkuara prej kohësh kanë mbështetur respektimin e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit, siç janë të mishëruara në Kushtetutë. Ne e njohim rolin e rëndësishëm që këto parime vazhdojnë të luajnë në forcimin e demokracisë dhe stabilitetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke mbetur thelbësore për kohezionin dhe prosperitetin e ardhshëm të vendit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup

Vedat MEMEDALIU

Shkup, 1 tetor – Vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme që uniformat e reja të policisë të jenë vetëm në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin cirilik ka shkaktuar reagime të forta politike dhe institucionale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, në përgjigje për gazetën KOHA, ka rikujtuar se respektimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës është themeli i demokracisë dhe stabilitetit të Maqedonisë së Veriut.

“Shtetet e Bashkuara prej kohësh kanë mbështetur respektimin e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit, siç janë të mishëruara në Kushtetutë. Ne e njohim rolin e rëndësishëm që këto parime vazhdojnë të luajnë në forcimin e demokracisë dhe stabilitetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke mbetur thelbësore për kohezionin dhe prosperitetin e ardhshëm të vendit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka konfirmuar ditë më parë se uniformat e reja nuk do të përmbajnë gjuhën shqipe. Përballë kritikave, ai ka theksuar se gjithçka bëhet në përputhje me ligjin dhe rregulloret ekzistuese. “Ai ligj është nga viti 2018. BDI kishte mundësi në të kaluarën të tregonin zbatimin e tij. Ajo që po merren hapa nga ana jonë, plotësisht veprojmë sipas ligjit dhe sipas rregulloreve që vlejnë, të cilat janë miratuar në kohën kur pushtet ishin BDI dhe LSDM,” deklaroi Toshkovski.

Megjithatë, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është i qartë. Neni 8 i tij parashikon se: “Uniformat e policisë, të zjarrfikësve, të shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe alfabetin e saj”. Pra, eliminimi i shqipes nga uniformat bie ndesh me ligjin ekzistues dhe me frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Ministria e Brendshme ndërkohë ka nisur procesin e brendimit të policisë me uniforma të reja, që synojnë të jenë moderne dhe të përputhen me standardet evropiane. Por, një prej kushteve të vendosura është që uniformat të mbajnë vetëm mbishkrimin “Полиција” në cirilik, pa shqipen, ndonëse ajo është gjuhë zyrtare. Ky zhvillim ka hapur sërish debatin mbi barazinë gjuhësore dhe respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që garantuan stabilitetin e vendit pas vitit 2001.(koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN finalizon emrat në Qeveri: Hoxha, Sali dhe Fetai, ja resorët që do të udhëheqin?

Koalicioni VLEN ka definuar dhe gati se ka finalizuar marrëveshjen e brendshme për riformatim të pjesshëm të përfaqësimit në Qeveri, ndërsa vendimi pritet të...

Shkurtohet buxheti në disa projekte shqiptare

Buxheti i vitit të ardhshëm nuk ndan qartazi mjetet që do të duhet të ishin ndarë për ndërtimin e Kampusit të Universitetit Nënë Tereza....

S’kanë të ndalur/ Edhe një kallëzim penal ndaj Merkos

Kallëzim i ri penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Ai dhe dy persona të tjerë të punësuar në Komunën e Strugës...

Konjufca nuk arrin të formojë qeverinë e re, Kosova shkon drejt zgjedhjeve

Pro formimit të Qeverisë së re sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër. Pas dështimit për formimin...

Si e mposhti Mickua opozitën shqiptare?

Dyluftimi mes Mickos dhe Ahmeti në zgjedhjet komunale përfundoi me fitoren e Mickos. Micko e plandos Ahmetin përtoke si gjah i lehtë për t'u...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu