Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,75 % në raport me vendimin e datës 11.9.2024.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 2,079 %, te nafta për 4,246 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,162 % dhe te mazuti ulje për 3,434 % .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen emëparshme, është më i ulët për 0,1676%.

Nga data 17.9.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 73,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 75,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 67,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 66,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,328 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 1,00 den/l.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,989 den/kg dhe do të jetë 41,328 den/kg.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 17.9.2024. Shitësit me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe të karburanteve për transport mund të vendosin çmime të veçanta për derivatet e naftës dhe të karburanteve për transport edhe më të ulëta se çmimet më lartë të përcaktuara

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Uashington

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë...

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi të regjistruar në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj...

Avdullah Hoti jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK?!

Avdullah Hoti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Burime të Gazeta Minuti, brenda rrethit të ngushtë të...

5 ton marihuanë kontrabandohen nga një fabrikë mjekësore e Maqedonisë drejt Serbisë

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se pesë të dyshuarit në rastin e pesë tonëve marihuanë, të gjetur të enjten në...

Nis “SAFE CITY” – kamerat kapin shkeljet, gjobat shkojnë deri në 500 euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se është miratuar një Rregullore e re që rrit pragun e tolerancës për shpejtësinë....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu