U ‘zhduk’ pas mbarimit të BBV2, flet Efi Dhedhes: Ja kush më mori në qafë

U ‘zhduk’ nga vëmendja e opinionit publik menjëherë pas përfundimit të spektaklit të Big Brother VIP 2. Çfarë ndodhi me Efi Dhedhes?

E ftuar në “Më lër të flas”, ish-konkurentja e Shtëpisë më të famshme ka rrëfyer se nuk është ndjerë mirë emocionalisht dhe psikologjikisht dhe i është dashur të marrë kohë për të punuar me veten, për të reflektuar.

Dhedhes tregoi se për një pjesë të kohës ka pasur probleme të rrethohej nga njerëzit, dhe se nuk ndihej mirë mes turmave të mëdha. E pyetur se kush është personi që ‘e mori më qafë’, duke e këshilluar që të rifutej në Big Brother VIP 2, Efi tha se Donaldi, megjithatë janë rregulluar dhe ai është i falur.

Romeo: Efi, që prej përfundimit të Big Brother VIP Albania 2 ti je zhdukur, çfarë ka ndodhur?

Donaldi: Zhdukur nuk mund ta themi sepse Efi është e gjallë.

Efi: Kam dalë në lajmërim si person i zhdukur? Këtu jam për Zotin.

Donaldi: Po mor të pamë te “Top Story”, ndërtuan atje një temë atje për ty.

Efi: Me vërtet, se paskam parë. Ja ku jam, ju më gjetët.

Romeo: Si ka qenë jeta jote këtë periudhë?

Efi: Këtë periudhë kam vendosur t’i përkushtohem vetes time për të bërë gjërat që do ti themi më pas. Unë kam qenë në emision gjatë daljes time të parë, pas hyrjes time të dytë ne nuk jemi parë, por gjërat nuk shkuan edhe aq mirë.

Romeo: Po pse nuk shkuan edhe aq mirë?

Efi: E kam fjalën për gjendjen time psikologjike dhe emocionale. Hera ime e dytë në BBV2 ka qenë pak vuajtje, përtej shakave dhe thjesht kam dashur të qëndrojë të reflektojë. Kam pasur probleme edhe me njerëzit. Nuk ndjehesha mirë kur dilja, kur kishte shumë njerëz rreth e rrotull meje kështu që kam dashur të rri vetëm.

Donaldi: Mirë, çfarë shkoi keq te hyrja jote e dytë? Pse e përjetove keq ose çfarë të mërziti?

Efi: Dua të ndalojmë shumë pak këtu. Unë jam njeri shumë emocional, pavarësisht se dukem ‘mehh’ kështu. Si njeri emocional që jam gjërat nuk shkuan ashtu sikurse i kisha parashikuar. Ka pasur shumë presion psikologjik, Primet unë thjesht doja që të mbaronin dhe përfundoi.

Donaldi: Rifutja ishte një vendim shumë i gabuar për ty pra?

Efi: Nuk di ta them nëse ishte një vendim i gabuar…

Romeo: Kush ta dha si ide kur e pyete ‘a të futem’?

Efi: S’di a ta them…

Donaldi: Po mor thuaje, pse ç’problem ka.

Efi- Romeos: Vëllai jot ma dha. Mora zotërinë, vëllain tënd në telefon dhe…

Donaldi: Dhe unë të thash… Më ka pyetur Efi ‘si mendon, a mund të rifutem në Big Brother?’ dhe unë i thash “patjetër që po”.

Efi: Të më kishe thënë “jo”, nuk do të isha futur.

Romeo: Domethënë të mori Donaldi më qafë?

Efi: Po po, Donaldi e ka fajin.

Donaldi: Kompania jonë paguan edhe një fije sigurimi për të gjitha këto dëmet dhe unë mendoj se juve ju kanë ardhur ata korrierët tanë edhe…

Efi: Po po, kanë ardhur. U rregulluam, është mbyllur kjo temë, nuk kemi pse e diskutojmë më. Je i falur.

Top Channel

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si u shit Struga nga skuthi Merko dhe vredistët?

Në ditën e fundit të vitit që lamë pas, mori fund loja politike mes komitëve të VMRO-së së Strugës, degës së VREDI-t dhe Listës...

Kosova🇽🇰 pranon sistemet raketore anti-tank – Turk🇹🇷 OMTAS, Maqedonci ndan detaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS. Ky sistem u kontraktua me...

Publiku vendos: Edi eliminohet nga shtëpia e BBVK4

Banori Edi Kuçi, nuk është më pjesë e Big Brother VIP Kosova 4. Kështu vendosën shikuesit të cilët votuan që me 65 përqind të votave...

Si u kap Maduro: Nga bastisja në dhomën e gjumit te nxjerrja me helikopter, operacioni që zgjati 46 sekonda

Operacioni sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i quajtur “Maduro Out”, ka nisur që në verën e kaluar, kur Donald Trump...

Demiri: Do t’ia gjejmë punës njeriun, e jo njeriut punën

Vrapçisht, 5 janar – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, vazhdon me shpalosjen e programit të tij parazgjedhor, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu