U rrëmbye kur ishte fëmijë nga serbët gjatë luftës, ribashkohet me familjen mbas 24 vitesh!

Ka vite që lufta në Kosovë ka kaluar, por plagët për shumë njerëz të pagjetur ende është e hapur.

Kjo është një histori sa e vërtetë, aq e pabesueshme. Abedin Avdiun ishte 13 vjeç kur lufta në Kosovë filloi. Në atë kohë, së bashku me 20 fëmijë të tjerë u rrëmbye. Nga ajo ditë familja e dinte të vdekur.

Duket si një skenar filmi, por kjo është historia e 38-vjeçarit Abedin Avdiu, i cili u shfaq në ekran 24 vjet pas rrëmbimit, ndërsa kërkonte familjen e tij.

Falë emisionit “Pa Gjurmë’’, familja Avdiu mësoi lajmin se djali i vogël, të cilin ata e dinin të vrarë, jetonte shëndosh e mirë.

Në një lidhje direkte nga Italia, Abedin Avdiu u surprizua nga moderatorja e programit Odeta Dume, e cila transmetoi videon e babait të tij, Ramadan Avdiu. 38-vjeçari i mbytur në lot nuk mund ta besonte se më në fund kishte gjetur familjen.

I rrëmbyer në moshën 13-vjeçare, Abedin Avdiu bashkë me 20 fëmijë të tjerë u dërguan në Itali nga rrëmbyesit, të cilët i detyronin të vidhnin. Fati donte që vogëlushi t’u shpëtonte rrrëmbyesve e të denonconte në polici autorët.
Për vite të tëra u rrit në një jetimore në Itali. Pas disa vitesh vendosi të kërkojë familjen biologjike. Bashkimi i shumëpritur mes familjes Avdiu dhe djalit të tyre Abedinit pas 24 vjetësh ka emocionuar jo vetëm protagonistët e kësaj ngjarjeje, por të gjithëve ne. Kjo është një histori shprese dhe frymëzimi për këdo.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Refuzohet propozimi i mbrojtjes për t’i dëgjuar nëntë dëshmitarë në rastin “Banjska”

Refuzohet propozimi i mbrojtjes për t’i dëgjuar nëntë dëshmitarë në rastin “Banjska” Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar propozimet e mbrojtjes për dëgjimin e 9...

Shkup, Kumanova e Strumica qytet me ajër më të ndotur në Maqedoni

Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Air Care”, sot disa qytete në Maqedoni janë jashtëzakonisht të ndotura, me Strumicën i cili është qyteti...

Ademi: Ahmeti dhe Mickoski do të diskutojnë zgjedhjen e qeverisë me Badenter

Takimi midis liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryeministrit Hristijan Mickoski ende nuk është rënë dakord, tha sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi. Ademi...

Elijona dhe Klodi natën e mbyllin bashkë në dush (VIDEO)

Elijona dhe Klodi pak para se të flinin, kanë vendosur që të bëjnë nga një dush të shpejtë bashkë. Gjatë procesit, pati edhe ‘ngacmime’ të...

Ndodh edhe kjo në BBVK: Arditi bën “twerk” (VIDEO)

Një moment qesharak ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë më të madhe në vend. Arditi është përpjekur të bëjë ‘twerk’, dhe ia ka dalë goxha mirë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu