U arrestua ish-drejtori i SHA EMV, Vasko Stefanovski

Në vendkalimin kufutar Tabanoc është arrestuar ish-drejtori i SHA EMV, Vasko Stefanov, i cili është njëri nga të dyshuarit e aksionit të sotëm të MPB-së dhe Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP NKOK), konfirmuan për MIA-n nga MPB.

Nga MPB informuan se sot është kryer aksion i koordinuar policor nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të dy prokurorëve publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me ç’rast janë kryer bastisje në disa lokacione në rajonin e Manastirit, negotinës, Kërçovës, Velesit dhe Shkupit.

Më shumë nga uebi
thumbnail
Ligji për përdorimin e gjuhëve sot para gjykatësve kushtetues
thumbnail
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
“Gjatë aksionit janë siguruar numër i madh i dëshmive materiale (dokumentacion), ndërsa tek tre perosna janë gjetur dhe marrë rreth 130.000 euro. Nga ana e Sektorit për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz-SKI Njësia për korrupsion në bashkëpunim me Drejtorinë për zbulim financiar drejt PTHP për NKOK është parashtruar paraqitje penale kundër 23 personave fizik dhe dy subjekteve juridike dhe atë: V.К. (55), V.S. (57), А.М. (44), P.М. (46), N.S. (48), М.S. (45), D.S. (43), М.Ј. (35), P.Ç. (46), D.S. (59), Z.N. (58), S.M. (63), М.V. (58), V.М. (61), Z.А. (38), D.Ç. (47), D.S. (48), S.К. (53), S.М. (54), N.N. (35), P.S. (69), М.S. (54), R.S. (42), më pas një person juridik nga Negotina, si dhe një person nga Shkupi. Prej tyre, 21 persona janë privuar nga liria, ndërkaq për dy po ndë[rmerren masa për gjetje”, kumtoi MPB.

I pandehuri V.S. në cilësinë e drejtorit të prëgjithshëm të SHA EMV, N.S. – ish-drejtor në SHA për prodhim të enerjgisë elektrike TEC Negotinë, D.S. – ish-drejtor i punëve komerciale në SHA EMV dhe ish-drejtori i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” dhe R.M. – ish-drejtor dhe drejtor i Filialit REK Bitola në SHA EMV gjatë vitit 2023 dhe 2024 në Negotinë, Manastir dhe Shkup kanë organizuar grup i cili ka pasur për qëllim kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i procedurës për konkurs publik, ndarje e marrëveshjes për furnizim publik apo partneritetit privato-publik nga neni 275-v nga KP, “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit” nga neni 353 nga KP dhe “larje parash dhe të ardhurave të tjera nga vepra ndëshkuese” nga neni 273 nga KP.

Gjatë vitit 2023 dhe 2024, këtij grupi u janë bashkangjitur të dyshuarit M.J. – drejtues i personit juridik nga Shkupi, P.S., drejtues i perosnit juridik nga Velesi, M.S. – drejtues i personit juridik nga Negotina, M.S. – pronar i personit juridik nga Negotina, R.S. – pronar i personit juridik nga negotina, me qëllim që të përfitojnë për vete apo për dikë tjetër dobi pronësore të përmasave më të mëdha apo të shkaktojnë dëm të përmasave më të mëdha.

Të pandehurit me vetëdije i kanë shkelur rregullat e procedurës për konkurs publik, ndarje të marrëveshjes për furnizim publik apo partneritetit privato-publik, me dakordim me pjesëmarrës të tjerë të mundshëm për shkak të mashtrimit të procedurës për ndarje të marrëveshjeve për furnizim publik, kanë organizuar riregjistrim të subjekteve juridike në pronësi të tyre, janë dakorduar si pjesëmarrës në procedurë për ndarjen e marrëveshjeve për furnizim publik në SHA EMV – Filiali REK Bitola dhe filiali REK Osllomej të paraqiten personat juridik nga Shkupi dhe negotina dhe të mashtrojnë në procedurën për ndarje të marrëvehsjeve për furnizim publik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu