“Tym i bardhë” nga Arabia Saudite/ Presidenti ukrainas pranon propozimin e armëpushimit 30-ditor, falënderon Trump

SHBA i dha fund pezullimit të shkëmbimit të informacionit me Ukrainën, ndërsa do të rifillojë ndihmën e sigurisë, njoftoi sot Departamenti i Shtetit pas një takimi me delegacionin ukrainas në Arabinë Saudite, i cili zgjati 9 orë.

Sipas “Agence France-Presse”, Ukraina fillimisht pranoi armëpushim për 30 ditë, siç u propozua nga SHBA, me kushtin që Uashingtoni të “shkrijë” menjëherë pezullimin e dërgesave me armë në Kiev.

Gjithashtu dy vendet thanë se ranë dakord të përfundojnë një marrëveshje mbi zhvillimin e burimeve minerale kritike të Ukrainës.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio theksoi në deklaratat e tij të para: “Shpresojmë se Rusia do të pajtohet. Topi është tani në fushën e tyre. Ukraina pranoi bazën e planit tonë.”

Zelensky ka falënderuar ekipin amerikan për bisedimet konstruktive në Arabinë Saudite.

Presidenti ukrainas thotë se propozimi 30-ditor i armëpushimit mbulon vijën e frontit, jo vetëm ajrin dhe detin.

“Pala amerikane i kupton argumentet tona, i pranon propozimet tona dhe dua të falënderoj presidentin Trump për konstruktivitetin e bisedës mes ekipeve tona”, tha ai në një deklaratë në Telegram.

Zelensky konfirmon se Ukraina ka pranuar propozimin e armëpushimit, duke shtuar se “ne e konsiderojmë atë pozitiv dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim këtë hap”.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, pas një takimi nëntë orësh, SHBA dhe Ukraina theksojnë se SHBA do të heqë menjëherë pezullimin e shkëmbimit të informacionit dhe do të vazhdojë ndihmën e saj për Ukrainën për sigurinë në Ukrainë.

Është një përparim i rëndësishëm për Ukrainën, e cila u mbështet në inteligjencën amerikane në lëvizjet e ushtrisë ruse dhe vendndodhjet e objekteve kritike. Përveç kësaj, dihej se ndihma për sistemet kritike amerikane, përfshirë bllokuesit për avionët luftarakë, ishte ndërprerë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dosjet “Epstein”: Si u dërguan mostrat e trurit nga Shkupi në New York? Zbardhen detajet tronditëse!

Shkruan: Mentor Mellova Një valë e re dokumentesh të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së lidhur me financat e Jeffrey Epstein ka ndezur...

Tabelat e “Safe City” në Tetovë edhe në gjuhën shqipe

Tabelat paralajmëruese të “Safe City” që tregojnë se qarkullimi apo trafiku në atë zonë është nën video-mbikëqyrje, në Tetovë brenda në qytet janë të...

Polonia zbulon spiunin rus brenda Ministrisë së Mbrojtjes: E kemi ndjekur prej muajsh, provat janë shumë të forta

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë njoftoi se një nga punonjësit e saj është ndaluar dhe akuzuar për bashkëpunim me një shërbim të huaj inteligjence. Faqja...

Kina ndalon dorezat e fshehura të dyerve në makinat elektrike për arsye sigurie

Autoritetet kineze kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e dorezave të fshehura të dyerve në makinat elektrike, duke i konsideruar ato të rrezikshme në raste...

Donald Trump kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Harvard University

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar zyrtarisht 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit, duke e akuzuar për dështim në trajtimin e antisemitizmit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu