Turqia i shpall “luftë” obezitetit, nisin kontrollet me peshore në mes të rrugës

Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë qytetarëve deri më 10 korrik.

Qeveria e Rexhep Taip Erdogan ka nisur një fushatë kombëtare kundër obezitetit në Turqi, me inspektorë që ndalojnë qytetarët në rrugë për t’i peshuar.

Kjo shihet në fotot e postuara në Instagram nga Ministria e Shëndetësisë së vendit. Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë qytetarëve deri më 10 korrik.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Turqi po ndalojnë qytetarët në sheshe, qendra tregtare, stacione autobusësh dhe parqe për të matur indeksin e masës trupore (BMI).

Siç njoftoi javën e kaluar Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Kemal Memisoglu, masa është ndërmarrë pasi “50% e turqve janë mbipeshë”.

“Të jesh mbipeshë do të thotë që dikush është i sëmurë dhe do të sëmuret në të ardhmen. Fëmijët e vegjël që janë obezë janë në gjendje të përballojnë tani sepse janë të vegjël, por ndërsa rriten, pesha e tyre e tepërt do të çojë në probleme ortopedike dhe të zemrës”, tha ministri turk, i cili u gjet në grupin e njerëzve me peshë mbi mesataren në një matje të kryer në Ankara.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

Mbyllet autostrada Shkup–Tetovë në të dy drejtimet, qytetarët të përdorin rrugën rajonale

Autostrada Shkup–Tetovë është mbyllur në të dy drejtimet, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Për shkak të situatës...

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu