Trump tha se Microsoft është në bisedime për blerjen e TikTok-ut, por kompanitë heshtin!

Presidenti amerikan, Donald Trump, iu tha gazetarëve se kompania Microsoft është në bisedime për blerjen e TikTok-ut, duke shtuar se do të dëshironte të shihte një betejë ofertash për këtë aplikacion.

Kompania e teknologjisë, Microsoft nuk ka komentuar për këtë pohim të Trumpit. As TikTok e as ByteDance, që ka pronësi aplikacionin, nuk kanë komentuar po ashtu.

TikTok, që ka rreth 170 milion përdorues amerikanë, përkohësisht u ndalua para se ligji që i kërkon pronarit kinez, ByteDance, ta shiste ose do të ndalohej në Shtetet e Bashkuara të hynte në fuqi më 19 janar. Pasi mori mandatin e presidentit më 20 janar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke kërkuar shtyrjen për 75 ditë të zbatimit të ligjit, i cili bazohet në shqetësimet për sigurinë kombëtare.

Javën e kaluar, Trump tha se ai ishte duke biseduar lidhur me blerjen e TikTok-ut dhe do të dëshironte që vendimi për të ardhmen e aplikacionit popullor të merrej brenda 30 ditësh. Më herët, presidenti amerikan është shprehur i hapur që miliarderi Elon Musk ta blejë aplikacionin, nëse pronari i Tesla-s dëshiron ta bëjë një gjë të tillë. Megjithatë, Musk nuk ka komentuar publikisht këtë deklaratë të presidentit Trump.

Kjo është hera e dytë që Microsoft-i lidhet me blerjen e mundshme të TikTok-ut. Gjatë mandatit të parë si president, Trump kishte kërkuar që TikTok-u të ndante versionin për SHBA-të nga ByteDance-i, duke iu referuar shqetësimeve të sigurisë kombëtare. Në vitin 2020, Microsoft rezultoi ofertuesi kryesor, por bisedimet për blerjen e aplikacionit dështuan./TAR

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu