Trump sulmon Muskun: Pa subvencione, ndoshta do t’i duhej të kthehej në Afrikën e Jugut

Në një tjetër përplasje mes Donald Trump dhe Elon Musk, presidenti amerikan sugjeroi se subvencionet dhe kontratat qeveritare të manjatit të Tesla-s mund të jenë në rrezik.

“Elon ndoshta ka marrë më shumë subvencione sesa çdo njeri tjetër në histori, dhe pa to, ndoshta do t’i duhej të mbyllte gjithçka dhe të kthehej në Afrikën e Jugut”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se iniciativa DOGE – Departamenti për Efiçencën Qeveritare – të cilën Musk ndihmoi ta krijonte, mund të kthehet kundër tij.

“Asnjë lëshim raketash, satelitësh apo prodhim makinash elektrike – dhe vendi ynë do të kursente një PASURI. Ndoshta DOGE duhet të hetojë këtë çështje me kujdes?”, shkroi presidenti.

Sipas një vlerësimi të Washington Post, bizneset e Musk kanë përfituar të paktën 38 miliardë dollarë në kontrata, kredi, subvencione dhe lehtësime tatimore nga shteti ndër vite.

Trump dhe Musk e nisën vitin me lavdata të ndërsjella dhe paraqitje publike të përbashkëta, por raportet u përkeqësuan muajin e kaluar për shkak të mosmarrëveshjeve rreth borxhit publik.

Që atëherë, të dy komentojnë shpesh njëri-tjetrin në mënyrë thumbuese në rrjete sociale.

Përplasja e fundit vjen pas kritikave të reja të Musk ndaj projektligjit të famshëm të Trump, i cili po has vështirësi për të kaluar në Senat për shkak të mungesës së mbështetjes republikane.

Musk thotë se projektligji do të rrisë ndjeshëm borxhin kombëtar të SHBA-së.

Të hënën, ai kërcënoi se do të përpiqet “të rrëzojë nga detyra” ligjvënësit që premtojnë ulje deficiti, por që do të votojnë pro ligjit.

Madje, ka përmendur edhe mundësinë e krijimit të një partie të re nëse projektligji kalon.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arabia Saudite, rruga më e drejtë në botë: 240 kilometra pa asnjë kthesë

Arabia Saudite mban një rekord unik në Librin Guinness: “Highway 10” është rruga më e gjatë e drejtë në botë, me plot 240 kilometra...

Gjimnazi “7 Marsi” në Tetovë organizon punëtori për bullizmin dhe dhunën me nxënësit e viteve të para

Sot, në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë është zhvilluar një punëtori edukative me temë “Bullizmi dhe Dhuna”, e organizuar nga psikologia e shkollës, znj....

Lladrovci përshëndet dorëheqjen e Krasniqit, mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së

Ramiz Lladrovci ka përshëndetur vendimin e Memli Krasniqit për t’u dorëhequr nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, përcjell TV21. Lladrovci thotë...

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga postin i kryetarit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot pritet të jap dorëheqjen nga posti i udhëheqësit të partisë. Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se...

VMRO, Levica dhe LSDM bashkuan forcat për Butelin, shqiptarët humbën shansin historik për kryetar dhe përfaqësim në këshill

Në komunën e Butelit është mbyllur një nga garat më të ndjeshme politike të këtij cikli zgjedhor, ku për herë të parë shqiptarët kishin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu