Trump sulmon Muskun: Pa subvencione, ndoshta do t’i duhej të kthehej në Afrikën e Jugut

Në një tjetër përplasje mes Donald Trump dhe Elon Musk, presidenti amerikan sugjeroi se subvencionet dhe kontratat qeveritare të manjatit të Tesla-s mund të jenë në rrezik.

“Elon ndoshta ka marrë më shumë subvencione sesa çdo njeri tjetër në histori, dhe pa to, ndoshta do t’i duhej të mbyllte gjithçka dhe të kthehej në Afrikën e Jugut”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se iniciativa DOGE – Departamenti për Efiçencën Qeveritare – të cilën Musk ndihmoi ta krijonte, mund të kthehet kundër tij.

“Asnjë lëshim raketash, satelitësh apo prodhim makinash elektrike – dhe vendi ynë do të kursente një PASURI. Ndoshta DOGE duhet të hetojë këtë çështje me kujdes?”, shkroi presidenti.

Sipas një vlerësimi të Washington Post, bizneset e Musk kanë përfituar të paktën 38 miliardë dollarë në kontrata, kredi, subvencione dhe lehtësime tatimore nga shteti ndër vite.

Trump dhe Musk e nisën vitin me lavdata të ndërsjella dhe paraqitje publike të përbashkëta, por raportet u përkeqësuan muajin e kaluar për shkak të mosmarrëveshjeve rreth borxhit publik.

Që atëherë, të dy komentojnë shpesh njëri-tjetrin në mënyrë thumbuese në rrjete sociale.

Përplasja e fundit vjen pas kritikave të reja të Musk ndaj projektligjit të famshëm të Trump, i cili po has vështirësi për të kaluar në Senat për shkak të mungesës së mbështetjes republikane.

Musk thotë se projektligji do të rrisë ndjeshëm borxhin kombëtar të SHBA-së.

Të hënën, ai kërcënoi se do të përpiqet “të rrëzojë nga detyra” ligjvënësit që premtojnë ulje deficiti, por që do të votojnë pro ligjit.

Madje, ka përmendur edhe mundësinë e krijimit të një partie të re nëse projektligji kalon.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu