Trump shpall armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit, Teherani e konfirmon pas raketimeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar rreth orës 07:10 sipas kohës së Maqedonisë se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë zyrtarisht në fuqi.

“ARMËPUSHIMI TANI ËSHTË NË FUQI. JU LUTEM, MOS E SHKELNI! DONALD J. TRUMP, PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS!”, – shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social.

Fillimisht, Irani e mohoi ekzistencën e një marrëveshjeje për armëpushim dhe ndërkohë lëshoi disa raketa të tjera drejt Izraelit, me pasojë vdekjen e tre personave. Ministri i Jashtëm iranian, Abas Arakçi, deklaroi se “në këtë fazë nuk ka marrëveshje për armëpushim”, por shtoi se Teherani do të ishte i gatshëm të ndalë ofensivën nëse Izraeli ndal agresionin e tij më së voni deri në orën 04:00 të mëngjesit, sipas kohës së Teheranit.

Megjithatë, pak para orës 07:00, televizioni shtetëror iranian konfirmoi se armëpushimi ka hyrë në fuqi.

Zhvillimet vijojnë të jenë dinamike dhe me pasoja serioze për stabilitetin në rajon.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gazetari Saliu: Nga VLEN në LEN, në fund EN ia shtojmë një D, del END – FUND

Koalicioni shqiptar VLEN, që dikur u promovua si “Fronti i ndryshimit”, po përballet me turbullira të brendshme politike që po e lëkundin seriozisht kohezionin...

Minçev: Nuk ka më punësim sipas përkatësisë etnike – kjo e nxjerr bllof VLEN-in

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, njoftoi se propozim-ligji për përfaqësim të drejtë do të shqyrtohet në seancën e sotme qeveritare dhe më pas...

Skandal në PE: Mickoski i dinte amendamentet para eurodeputetëve – Bullgarët kërkojnë hetim për rrjedhje sekrete

Dy eurodeputetë bullgarë, Stanislav Stojanov nga “Prerodba” dhe Ivajlo Valchev nga “ITN”, kanë ngritur alarmin për një skandal të mundshëm të rrjedhjes së dokumenteve...

Nuk ndalen telashet e Alternativës, forumi rinor apel Ibrahimi, Gashit dhe Sali, thirni mbledhje të kryesisë nuk duam të jemi vegla të partive tjera

Kanë vazhduar edhe më tej problemet me partinë Alternativa ku një profil tjetër i kësaj partie këtë herë nga radhët e forumit rinorë i...

Bajrami: “Ky është IBLISI i Alternativës”

Anëtari i Kryesisë së Alternativës, Mesut Bajrami, e ka quajtur “Iblis” liderin e partisë, Zeqirja Ibrahimi. Ai, përmes një profili që më parë ishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu