Trump nga Zyra Ovale: Një mik në Serbi më tha se do të futeshin përsëri në luftë me Kosovën, ne e ndaluam

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një konference nga Zyra Ovale ka thënë se Administrata e tij në pak muaj arriti të bëjë paqe mes disa popujve, duke përmendur në këtë mes edhe Kosovën e Serbinë.

Trump tha se Serbia ishte gati të futej në luftë “me një grup” dhe shtoi se një mik i tij i ka thënë se do të futeshin përsëri në luftë me Kosovën, por se kjo s’ndodhi për shkak se “ne e ndaluam”.

“Ky është një përparim i jashtëzakonshëm. Brenda vetëm disa muajve, kemi arritur paqe mes Indisë dhe Pakistanit, Izraelit dhe Iranit dhe midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, si dhe disa të tjerëve gjithashtu. Serbia, e dini, ishte gati të futej në luftë me një grup. Nuk do ta përmend, sepse nuk ndodhi – arritëm ta ndalojmë. Por kam një mik në Serbi, dhe ai më tha: “Do të futemi përsëri në luftë”. Dhe nuk dua të përmend që është Kosova, por është Kosova. Ata do të nisnin një luftë të madhe, por ne e ndaluam. E ndaluam për shkak të tregtisë. Ata duan të tregtojnë me Shtetet e Bashkuara. Unë u thashë: ne nuk bëjmë tregti me njerëz që hyjnë në luftë”, ka thënë Trump.

Për këtë temë Trump ka folur edhe gjatë një konference për media më 27 qershor, duke thënë se ka kërcënuar Serbinë me ndalje të tregtisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kishte rrezik që shteti serb ta sulmonte Kosovën dhe të ndodhte një “luftë e madhe”, transmeton expres.

“Kemi bërë shumë punë. Nuk e di nëse ka ndonjë president që ka punuar më shumë se unë. Serbia, Kosova, do të shkonin drejt saj, do të ishte një luftë e madhe. Unë thash që nëse ndodh kjo, ju nuk do të bëni tregti me SHBA-në. Dhe ata thanë që, shiko, ndoshta nuk do të shkojmë drejt asaj. Kjo ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin”, ka thënë ai.

Trump së fundi ka përmendur disa herë Kosovën e Serbinë me pretendimin që ka ndalë konfliktin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Telekomi i Kosovës mbyll vitin e katërt radhazi me fitim, rreth 10 milionë euro në 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Telekomi i Kosovës ka shënuar vitin e katërt radhazi me fitim vjetor, duke e cilësuar këtë...

“Struga merr ‘dhuratën e Vitit të Ri’: reformatorët kthejnë në pushtet VMRO-në pas dy dekadash!

Strugë – Politika e “ndryshimit” në Strugë u kthye në paradoksin më të madh të viteve të fundit. Ajo që nisi si betejë kundër...

VMRO ia arriti qëllimit, Mite Stefoski me votat e VLEN-it dhe Ramiz Merkos zgjidhet kryetar i Këshillit të Komunës

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së mbajtur të Këshillit Komunal. Zgjedhja e...

Struga sërish e komitëve!

Nga:Medai Shaholli Siç bën të ditur Tetova Sot, se sot keshilltarët e Këshillit Komunal të Strugës, kanë zgjedhur kryetarin e ri të Keshillit Komunal Mite...

Ziadin Sela: Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

Reagim i fortë nga Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pas zgjedhjes së Mile Stefkovskit nga VMRO-DPMNE si kryetar i Këshillit Komunal të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu