Trump: Lufta është një opsion nëse dështojnë negociatat me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump nuk e përjashtoi mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake kundër Iranit, ndërkohë që zyrtarë të lartë amerikanë po përgatiten për bisedime me palën iraniane lidhur me programin bërthamor të Teheranit, raporton agjencia Anadolu.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi se bisedimet që do të mbahen të shtunën do të shënojnë fillimin e, siç e quajti ai, “procesit”.

Ai shtoi se nuk ka një afat të përcaktuar se kur duhet të përfundojnë negociatat, por theksoi se vendimi i tij për kur “do të përfundojë koha” do të bazohet në “ndjenja”.

“E kemi pak kohë, por jo shumë, sepse nuk do t’i lejojmë ata të kenë armë bërthamore. Dua që ata të përparojnë. Dua që Irani të jetë i shkëlqyer. E vetmja gjë që nuk mund ta kenë, është arma bërthamore. Ata e kuptojnë këtë,” tha Trump.

“Nëse për këtë nevojitet forcë ushtarake, do ta kemi ushtrinë. Izraeli, natyrisht, do të jetë i përfshirë fuqishëm. Do të jetë në krye. Por askush nuk na udhëheq ne. Ne bëjmë atë që duam,” shtoi ai.

Trump tashmë të hënën kishte deklaruar se bisedimet e ardhshme në Oman, që pritet të nisin të shtunën, janë “në interesin më të mirë të Iranit”. Me atë rast, ai përsëriti kërcënimin për një aksion ushtarak nëse negociatat dështojnë, duke paralajmëruar se Teherani do të jetë “në rrezik të madh” pa një marrëveshje.

Sipas Axios, duke iu referuar dy burimeve të informuara, Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i Trumpit, do të udhëheqë delegacionin amerikan në negociatat me Iranin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi: Safe City shpëton jetën!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave për Ligjin “Safe City”, duke sqaruar në mënyrë indirekte edhe përfitimet reale që kjo...

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu