Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e bën veshin të shurdhër.

Koha YouTube Channel
Në sfondin e pretendimit të SHBA-së ndaj Groenlandës vendet evropiane po përpiqen t’i mbështesin politikisht Danimarkën dhe Groenlandën. Pas një deklarate të përbashkët të nënshkruar nga disa vende evropiane, në të cilën theksohet se “Groenlanda i përket popullit të saj” dhe theksohet se SHBA është një “partner i rëndësishëm” për sigurinë në Arktik, Gjermania, Britania e Madhe dhe një sërë shtetesh evropiane anëtare të NATO-s u shprehën për zgjerimin e pranisë së aleancës në Arktik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Sipas diplomatëve fjala është për idenë e krijimit të një misioni mbikëqyrës të quajtur “Arctic Sentry” (Rojet e Arktikut). Me këtë ide vendet evropiane synojnë të shfuqizojnë argumentin e amerikanëve se në këtë rajon strategjikisht të rëndësishëm siguria nuk mund të garantohet në mënyrë të mjaftueshme.

Pjesë e rëndësishme e territorit të NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,Mark Rutte, tha se të gjithë aleatët e NATO-s janë të një mendjeje për rëndësinë e Arktikut dhe të sigurisë së Arktikut. Rajoni është një “pjesë e rëndësishme” e territorit të NATO-s dhe ekziston rreziku që Rusia dhe Kina të bëhen “më aktive” atje në të ardhmen. “Aktualisht po punojmë për hapat e ardhshëm për të siguruar mbrojtjen e përbashkët ndaj këtij rreziku.” Aleanca, tha ai, nuk kishte qenë “aq shumë” e përfshirë në Arktik në të kaluarën, por me kërkesë të vendeve nordike, anëtare të NATO-s, ajo e ka ndryshuar vitin e kaluar këtë qëndrim.

Edhe Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, deklaroi pas takimit në Uashington me homologun e tij Marco Rubio se çështja e sigurisë në Atlantikun e Veriut duhet të zgjidhet brenda kornizës së NATO-s.

Trumpit nuk i bëjnë përshypje deklaratat e evropianëve
Duket se këto propozime kanë rënë në vesh të shurdhër tek Presidenti i SHBA-së Trump lidhur me pretendimin e tij për Groenlandën. Një gazetar e pyeti Trumpin në bordin e Air Force One, nëse fakti që Britania e Madhe dhe Gjermania po diskutojnë aktualisht plane për rritjen e sigurisë në Arktik brenda kornizës së NATO-s, ndryshon ndonjë gjë në përfytyrimet e tij. Dhe Trumpi tha se ato nuk e ndryshojnë vlerësimin e tij. “Ne flasim për blerje, jo për marrje me qira”, theksoi ai.

Trumpi e bëri të qartë se qëllimi i tij është ta zotërojë Groenlandën për një periudhë afatgjatë. Ai e justifikoi këtë edhe një herë duke pretenduar se përndryshe Kina ose Rusia do ta aneksonin ishullin. “Nëse nuk e marrim Grënlandën, Rusia ose Kina do ta bëjnë këtë, dhe unë nuk do ta lejoj që kjo të ndodhë”, tha presidenti i SHBA-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu