Trump: Kemi armët më të fuqishme në botë, për të cilat askush nuk ka ide se çka janë

Menjëherë pas nënshkrimit të një grupi të ri urdhrash ekzekutivë të mërkurën, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nuk ishte i shqetësuar se lufta tregtare me Republikën e Kinës mund të përshkallëzohej në një lloj tjetër konflikti.

“Unë mendoj se Presidenti Xi Jinping është një njeri shumë i zgjuar. Mendoj se do të arrijnë një marrëveshje shumë të mirë. E dini, ne jemi trajtuar keq gjatë gjithë atyre viteve. E them përsëri, ne e lejuam këtë të ndodhë. Ne jemi trajtuar keq gjatë gjithë atyre viteve. Nuk pres përshkallëzim. Presidenti Xi është një nga njerëzit shumë të zgjuar në botë. Unë nuk mendoj se ai do ta lejonte këtë të ndodhte”, tha Presidenti amerikan, Donald Trump, transmeton gazeta online Reporteri.net.

“Ne jemi shumë të fuqishëm. Ky vend është shumë i fuqishëm. Unë do t’ju them … është shumë më e fuqishëm se sa njerëzit e kuptojnë. Ne kemi armë që askush nuk ka ide se çka janë. Dhe janë armët më të fuqishme në botë. Shumë më fuqishme. Askush nuk do ta bëjë këtë. Kur bëhet fjalë për përshkallëzimin, mendoj se presidenti Xi e di saktësisht se çfarë duhet bërë. Ai është një njeri shumë i zgjuar, ai e do vendin e tij, unë e di këtë. Unë e njoh mirë atë. Unë mendoj se ata do të duan të arrijnë një marrëveshje dhe mendoj se do të ndodhë. Një telefonatë do të vijë në një moment. “Do të jetë një gjë e madhe për ta, do të jetë një gjë e madhe për ne, do të jetë një gjë e madhe për botën dhe njerëzimin”, tha Trump.

Lexo edhe:
Përshkallëzimi tregtar ShBA-Kinë s’ka fund në horizont, pse Pekini s’po tërhiqet?
Von der Leyen thotë se BE-ja e mirëpret pezullimin e tarifave nga Trump
184 të vdekur nga shembja e çatisë së një diskoteke në Santo Domingo
Deklarata e Trumpit erdhi pas vendosjes së të ashtuquajturës tarifë reciproke për produktet e importuara nga SHBA nga më shumë se 70 vende për 90 ditë.

Kina nuk ishte ndër vendet që iu kursyen detyrimet doganore. Ajo vendosi një tarifë prej 125 për qind për produktet e saj.

Ai e mori këtë vendim pasi Kina iu përgjigj tarifave që kishte vendosur më parë duke i ngarkuar produktet amerikane me një tarifë 84 për qind. /Reporteri.net/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Uashington

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë...

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi të regjistruar në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj...

Avdullah Hoti jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK?!

Avdullah Hoti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Burime të Gazeta Minuti, brenda rrethit të ngushtë të...

5 ton marihuanë kontrabandohen nga një fabrikë mjekësore e Maqedonisë drejt Serbisë

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se pesë të dyshuarit në rastin e pesë tonëve marihuanë, të gjetur të enjten në...

Nis “SAFE CITY” – kamerat kapin shkeljet, gjobat shkojnë deri në 500 euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se është miratuar një Rregullore e re që rrit pragun e tolerancës për shpejtësinë....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu