Trump i lodhur me Netanyahun për Gazën: ‘Nuk e di pse je gjithmonë kaq negativ’

Ky shkëmbim i tensionuar, sipas burimeve amerikane, tregon për mospërputhjet e vazhdueshme mes dy liderëve
Sipas një raportimi të gazetarit Barak Ravid për “Axios”, presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë pasur një përplasje verbale pas përgjigjes së Hamasit ndaj propozimit amerikan për paqe në Gaza.

Hamas iu përgjigj planit me një “po, por”, që në Washington u interpretua si një sinjal progresi drejt një marrëveshjeje të mundshme. Megjithatë, Netanyahu e ka parë krejt ndryshe.

“Bibi i tha Trump-it se kjo nuk është arsye për t’u gëzuar dhe se nuk do të thotë asgjë”, tha një zyrtar amerikan për “Axios”.
Trump, i irrituar nga skepticizmi i kryeministrit izraelit, i është kundërpërgjigjur: “Nuk e di pse je gjithmonë kaq negativ. Kjo është një fitore. Pranoje”.

Ky shkëmbim i tensionuar, sipas burimeve amerikane, tregon për mospërputhjet e vazhdueshme mes dy liderëve lidhur me mënyrën se si duhej menaxhuar konflikti në Gaza dhe qasja ndaj Hamasit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili...

Fokus armëpushimi në Gaza, Macron pret nesër në Paris Mahmoud Abbas

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të martën presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Presidenca franceze ka bërë me dije se gjatë takimit...

Reagon Memli Krasniqi: Mirënjohje për yllin e fushatës, Arian Tahiri- i vetëm përballë aparatit shtetëror

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të rundit të balotazhit. Theks të veçantë, ai i vuri garës së Mitrovicës, ku tha se...

Krasniqi e quan Tahirin “yll të fushatës”: Përballë tërë aparatit shtetëror bëri garë të fortë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale e ka quajtur kandidatin e PDK-së në Mitrovicë,...

Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit shtetëror..

Pas fitores së LDK-së në Prishtinë, reagimi i Doarsa Kicës: “Pa truproje, pa xhipa, pa helmim të gjuhës…” Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu