Trump i kërkon Izraelit t’i ndalë bombardimet në Gazë, pasi Hamasi pajtohet t’i lirojë pengjet

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka mirëpritur përgjigjen e Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – ndaj Planit të tij të Paqes në Lindje të Mesme, dhe i ka bërë thirrje Izraelit që “menjëherë t’i ndalë bombardimet në Gazë”.

“Bazuar në deklaratën e lëshuar nga Hamasi, besoj se ata janë të gatshëm për PAQE të qëndrueshme”, ka thënë Trump në rrjetin e tij social Truth Social.

Presidenti ka deklaruar se Izraeli duhet t’i ndalë menjëherë bombardimet në Gazë, për të mundësuar lirimin e pengjeve.

Hamasi ka thënë përmes një deklarate se është pajtuar me pjesën më të madhe të planit të Trumpit për t’i dhënë fund luftës, përfshirë lirimin e të gjitha pengjeve, por që disa pika duhet negociuar në të ardhmen.

Grupi ka thënë se është i gatshëm të përfshihet menjëherë në negociata, përmes ndërmjetësuesve, për t’i diskutuar hollësitë.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli është gati për të zbatuar “fazën e parë” të planit të Trumpit, si referencë për lirimin e pengjeve.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në bashkëpunim të plotë me presidentin dhe ekipin e tij për t’i dhënë fund luftës, në përputhje me parimet e Izraelit, të cilat korrespodojnë me vizionin e Trumpit për përfundim të luftës”, është thënë në deklaratë.

Megjithatë, aty nuk është përmendur kërkesa e Trumpit që Izraeli t’i ndalë sulmet në Rripin e Gazës.

Autoritetet palestineze kanë thënë të shtunën se Izraeli i ka vazhduar sulmet, pavarësisht thirrjes së Trumpit.

Propozimi të cilit i është referuar Hamasi është përpiluar nga ekipi i Trumpit, i ka 20 pika dhe në mesin e tyre përmendet armëpushimi i menjëhershëm, këmbimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi me të burgosurit palestinezë që mbahen në burgjet izraelite, tërheqjen graduale të ushtrisë izraelite nga Gaza dhe çarmatosjen e Hamasit.

Plani parasheh edhe qeverisjen e Gazës nga një qeveri trazitore, e përbërë nga palestinezë teknokratë, nën vëzhgimin e një trupi ndërkombëtar, në krye me Trumpin.

Sipas planit të Trumpit, Izraeli nuk guxon të aneksojë apo pushtojë Rripin e Gazës, ndërsa Hamasit nuk i lejohet të përfshihet në administrimin e Gazës në asnjë formë.

Në plan ka hollësi edhe për rindërtimin e Gazës së shkatërruar nga lufta pothuajse dyvjeçare.

Lufta është nxitur nga sulmet e militantëve të Hamasit më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës së nisur nga Izraeli për shkatërrim të Hamasit kanë vdekur më shumë se 66.000 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Sipas grupeve ndërkombëtare të ndihmës, situata humanitare në Gazë është shumë e rëndë dhe palestinezët po vuajnë nga zia e bukës./REL

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu